SPORT

Luciano Spalletti flet për gjithçka: Juventus, më i fortë pas merkatos, por Interi është para të gjithëve

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 15:21

Luciano Spalletti flet për gjithçka: Juventus, më i fortë

Luciano Spalletti flet hapur dhe këtë e bën në një intervistë për SportMediaset. Në intervistën e tij, trajneri i Juventusit tregon për objektivat e skuadrës së tij në të tashmen dhe në të ardhmen, i bindur se puna e madhe e bërë në merkaton e fundit ka kontribuuar në rritjen e nivelit të skuadrës.

Tekniku toskan tha impresionet e para pozitive për blerjet e reja Pape Sarr dhe Nick ëoltemade, shfaqi për keqardhjen e tij për dëmtimet e Yildiz e Thuram, dëshirën për të konkurruar në Europa League dhe për të qëndruar në vendet e para në Serie A

Intervista nis me një pyetje që duket e thjeshtë: pas punës me Romën, Interin dhe Napolin, çfarë do të thotë Juventusi për Luciano Spalletti?

‘Kam kryer një tur shpirtëror të futbollit, kam punuar në qytete që japin entuziazëm dhe që duan të ëndërrojnë-tha Spalletti-Këtu te Juventus ndjej një përgjegjësi të madhe, ka një histori të madhe. Në çdo drejtim të shohësh, gjen Topa të Artë, tituj kampionë dhe kupa në mure. Brenda këtij klubi, të gjithë duan të kthehen në atë nivel, por janë disa hapa për t’u bërë. Është e nevojshme që të niset nga futbolli i luajtur, karakteri i skuadrës dhe një potencial që të lejon të bësh të gjithë këtë. Në vitet e fundit kemi humbur pak terren në krahasim me të tjerët’.

Kualifikimi në Ligën e Kampioneve nuk është i sigurt. Vetë Juventusi dhe Milani e dinë mirë këtë.

‘Nuk dua të jem as mendjemadh e as të krijoje kufizime, dua të jem realist. Në konferencë thashë: ‘përpiquni të bëni një klasifikim të 8 vendeve të para dhe do të duhet të shihni skuadra të rëndësishme jashtë zonës Champions’-shtoi Spalletti-janë 7 skuadra të një niveli të rëndësishëm dhe absolut, për vlerën dhe për rrugëtimin e kampionatit të kaluar, përvec potencialit si skuadër dhe për merkaton e kryer. Ne duhet të mendojmë të përmirësohemi ditë pas dite për t’iu afruar objektivave që sot janë shumë larg. Duhet të impenjohemi çdo ditë për të bërë diçka ndryshe me përpjekje dhe duke kërkuar stimuj. Vetëm kështu mund të kesh shkosh te fitorja’.

Kështu, është e qartë që Interi, kampion i Italisë, i përforcuar në merkato është sërish përpara të gjitha të tjerave.

‘Inter është një skuadër e fortë dhe këtë e ka treguar-tha Spalletti-është në kushtet për të rifituar pas një merkatoje korrekte përforcimi. Skuadrat e tjera hynë me nxitim, ndërsa zikaltrit ishin aty duke parë pasi e mbyllën më përpara merkaton. Ne u detyruam të lëviznim në disa pista ku u krijuan mundësi, duke afruar 9 futbollistë të rinj, pavarësisht kufizimeve. Për nivelin e futbollit që kanë luajtur dhe kampionatet nga vijnë, për blerjet tona të reja mund të jetë e lehtë të përshtaten. Mund të japin kompetitivitet dhe kualitet’

Futbollistët më të fortë të kësaj Serie A? Spalletti citon 5, në mënyrë të veçantë Kenan Yildiz.

‘Malen? Me siguri një futbollist që ka ngjallur kureshtje-theksoi trajneri bardhezi-përveç golave të shënuar, sulmon 30 herë hapësirat me forcë dhe pasime të shpeshta, është një futbollist i fortë. Pastaj ka edhe të tjerë shumë të fortë. Ne kemi Yildiz që për mendimin tim është më i forti. Lautaro ishte një djalosh kur stërvisja Interin, por i shfaqte që atëherë të gjitha cilësitë e tij. Te Napoli kam punuar me Di Lorenzon, një ndër më të fortët. Nico Paz i ka treguar kualitetet e tij…ka shumë futbollistë të fortë’.

Ndërsa mes kolegëve të tij trajnerër, Spalletti ka shfaqur kureshtjen  ndaj brezit të ri.

‘Aquilani po bën gjëra të rëndësishme me skuadrën e tij. De Rossi do të bëhet një trajner i madh sepse e njeh futbollin dhe jetën e nivelit të lartë. Jam kurioz edhe për kualitetet që ka shfaqur Grosso me Sassuolon. Përpiqem të mësoj nga të gjithë sepse çdokush prej tyre ka kualitete që mund t’i rrisë’-theksoi tekniku i Zonjës së Vjetër

Europa League është mes objektivave kryesore të sezonit të Juventusit?

‘Është një kompeticion i nivelit shumë të lartë. Diferencën e bën kur ia del të rritesh dhe të qëndrosh në majë-tha Spalletti-përpara pauzës së kombëtareve do të luajmë 9 ndeshje në 22 ditë. Do të duhet ekuilibër dhe të mund të alternojmë 22 futbollistët të luajnë futboll të klasifikimit të lartë në kampionat dhe Europa League. Nuk do të jetë e lehtë. Marrëveshja me UEFA nuk na lejon që të kemi një skuadër shumë të zgjeruar.

Kemi disa kufizime që na detyruan të lëmë 5 lojtarë jashtë listës së UEFA-s. Ishte një vendim që më ka lënë pa gjumë për net të tëra’.

Jashtë skuadre edhe Thuram, i dëmtuar

‘Menduam se e kishim zgjidhur problemin me dëmtimin e Thuram gjatë muajve të verës dhe se do ta kishim në dispozicion, por tani po kthehemi prapa-tha Spalletti-Yildiz në Frosinone luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe doli nga fusha sepse e zëvendësova unë, jo sepse më tha se kishte dhimbje në këmbë. Do të jetë jashtë fushave për muaj dhe ka komplikime të rëndësishme’.

Fjalë shumë pozitive pati edhe për dy blerjet më të fundit të Juventusit në merkato.

‘Sarr kompleton karakteristikat e mesfushës sone, do të zëvendësojë inkursionet në zonë me të cilat Thuram na kishte mësuar. Sarr kombinon qarkullimin e topit me sulmin e linjës së mbrojtjes kundërshtare përmes depërtimeve në thellësi, ndërsa di edhe të zbresë për të dhënë ndihmë në mbulimet e dyfishta. I njeh të gjitha cepat e fushës dhe i mbulon mirë. Mbart me vete futbollin e Premier League që është fizik, me vrapime dhe shpejtësi në mendime. Do të rrisë më shumë nivelin e skuadrës’-shtoi trajneri toskan

Ndërsa Woltemade do të sjellë karakteristika të reja në repartin e sulmit.

‘Është ajo që kërkonim, siç është fiziku. Nuk është një finalizues tipik, por do apo jo, do të duhet të bëhet. Duhet të jetë një pivot ofensiv, me të cilin ai do të kombinojë lojën e tij të pasimeve. Është fleksibël, i lehtë, i butë dhe kjo të habit duke parë strukturën fizike-tha Spalletti-ka bërë edhe rolin e mesfushorit dhe di të vendosë linjat e pasimeve në horizontal dhe vertikal. Do të japë zgjidhje të reja. Është një djalë shumë i mirë, iu buzëqesh të gjithëve, është diçka e bukur të jesh me të gjatë seancave stërvitore’

Dhe në fund, ky Juventus, falë merkatos, a ia ka dalë të reduktojë hendekun me të mëdhatë e Serie A?

‘Puna e drejtuesve ishte e rëndësishme, me 9 futbollistë të rinj. Sollëm në skuadër zgjidhje që klubi i kishte vënë në shënjestër dhe hymë në situatat e merkatos që u shfaqën gjatë kësaj jave. Niveli i skuadrës me siguri është rritur falë këtyre komponentëve dhe kësaj pune-përfundoi Luciano Spalletti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?