‘Luftëtari’ shqiptar bën shqiponjën në mes të Beogradit/ Mediat serbe e cilësojnë provokim

Luftëtari shqiptaro-amerikan i UFC-së, Dennis “The Great” Buzukja, është kthyer në një nga emrat më të komentuar përpara eventit UFC Belgrade, pasi tërhoqi vëmendjen gjatë peshimit zyrtar në kryeqytetin serb.
Pas përfundimit të matjeve, Buzukja formoi me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, duke e bërë gjestin në mes të Beogradit, vetëm një ditë para përballjes së tij në kafaz.
Veprimi i sportistit u interpretua nga një pjesë e mediave serbe si provokim, ndërsa disa prej tyre e krahasuan me festimet e futbollistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gjatë ndeshjeve të tyre ndaj Serbisë.
Mediat serbe pretenduan se gjesti kishte konotacion politik dhe e cilësuan atë si një mesazh provokues.
Buzukja reagoi përmes rrjeteve sociale, duke mohuar kategorikisht se kishte synuar të provokonte. Ai theksoi se shqiponja dykrenare është simbol i identitetit të tij shqiptar.
“Zero provokim. E tregova shqiponjën shqiptare si një shqiptaro-amerikan. A është kjo provokim?”, shkroi Buzukja, duke shtuar se ishte pritur me respekt nga njerëzit në Beograd dhe se mediat nuk duhet të krijojnë perceptime të gabuara te tifozët.
Dennis Buzukja do të ngjitet në kafaz të shtunën në Belgrade Arena, ku do të përballet me austriakun Bogdan Grad.
Luftëtari shqiptaro-amerikan ka një rekord prej 12 fitoresh dhe 6 humbjesh në MMA. Në pesë paraqitjet e fundit në UFC ka regjistruar vetëm një fitore, ndaj sfida e radhës konsiderohet e rëndësishme për të ardhmen e tij në organizatën më të madhe të arteve marciale mikse.
Lexo edhe
SPORT
Arsenal pranë goditjes së madhe në merkato, bën gati 93 milionë euro për...

E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers

Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”

Spanja nxjerr monedhë të re euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës në futboll

Presion ndaj Infantinos/ Drejtori i FIFA-s: Ky është projekt i një njeriu të vetëm





