SPORT

Luka Modric flet me zemër të hapur: Madridi është shtëpia ime dhe do të doja të kthehesha, por në Milano jam i lumtur dhe mendoj të fitoj

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 10:33

Luka Modric flet me zemër të hapur: Madridi është

Luka Modric mendon për të tashmen e tij te Milan, edhe pse nuk e fsheh një lloj nostalgjie per epopenë e përjetuar me Realin e Madridit. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Marca’, mesfushori kroat tregon sesi Los Blancos kanë lënë një shenjë të thellë tek ai.

‘Edhe mua më mungon Madridi, qyteti, klubi, gjithçka-tregon Modric-por mund të them se ndihem mirë dhe jam i lumtur këtu në Milano, ku më pritën krahëhapur që nga dita e parë dhe jam shumë i kënaqur. Këtë e tregon fakti që jam ende këtu për të dytin vit radhazi. Kështu që edhe pse më mungon Madridi, tani jam në Milano dhe jam edhe i lumtur këtu’.

Më pas mesfushori tashmë 40 vjeçar tregon për detajet që e shtynë të pranonte kalimin te kuqezinjtë.

‘Milani është një prej klubeve më të mirë në botë, një klub historik që ndoshta në vitet e fundit nuk ka marrë rezultatet që ishin mësuar të gjithë, por mbetet një skuadër e madhe, një ndër më të dashurat në botë-vijon Modric-edhe presioni është shumë i lartë. Kur vjen këtu e ndjen. Mund të ndjesh historinë e Milanos edhe në qendrën stërvitore. Shumë legjenda, shumë futbollistë të mëdhenj kanë luajtur këtu…dhe kjo është me siguri një prej motiveve që zgjodha Milanin. Duke u rritur, duke ndjekur futbollin italian, Milani ishte skuadra ime e zemrës. Kur m’u prezantua kjo mundësi pas Realit të Madridit, nuk pata shumë dyshime’

Modric foli për objektivin në sezonin e tij të dytë në San Siro që mund të jetë erdhe i fundit në karrierën e tij.

‘Të bëj më mirë se vitin e kaluar-tha Modric-për shumë kohë bëmë shumë mirë, luftuam për titullin thuajse deri në mars dhe pastaj në ndeshjet e fundit thuajse hodhëm gjithçka poshtë dhe nuk u kualifikuam për në Champions League. Ishte një goditje e rëndë për Milanin, sepse Milani, minimumi duhet të luajë në Champions League çdo vit për historinë që ai ka. Është klubi i dytë me më shumë tituj të fituar në këtë kompeticion pas Realit të Madridit’

‘Objektivat janë të bëj mirë, të ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë, si në fushë edhe brenda saj. Ka shumë entuziazëm-theksoi mesfushori-janë bërë shumë ndryshime në skuadër këtë vit; një trajner i ri, disa futbollistë të rinj dhe klubi më pa si një pjesë të rëndësishme, më deshi këtu dhe për këtë arsye që jam këtu. Dua të konkurroj, të jap maksiumumin dhe të përpiqem të kthej Milanin te fitoret. Të gjithë së bashku. Një futbollist i vetëm nuk mund t’ia dalë i vetëm, por duhet të impenjohemi të gjithë për të tentuar që të kthejmë gradualisht Milanin aty ku e meriton të jetë’.

Motivimet nuk mungojne dhe Modric ende nuk ka caktuar një datë për tërheqjen nga futbolli.

‘Sepse bëj atë që dua, kam filluar të stërvitem që 6 vjeç dhe futbolli është jeta ime-tha Modric-kam ende të njëjtën ambicie, motivim dhe pasion. ndihem mirë fizikisht dhe mentalisht. Nuk e konsideroj si një punë, është diçka që më pëlqen dhe që më argëton ende. Shumë flasin pëe moshën time dhe ka filluar të bëhet lodhëse. Besoj se është pjesë e narrativës, por nuk më shqetëson. Trupi do të më thotë se kur do të jetë momenti që të tërhiqem. E sigurt që është pranë, më pranë se më parë. Por do të shohim se edhe sa kohë do të kem përpara. Mosha është vetëm një numër edhe pse njerëzit janë të obsesionuar. Në 2019 nisi ky diskutim kur isha 33 vjeç: ‘të shohim sa do të zgjasë, nuk do t’ia dalë më…’. Që nga ai moment fitova edhe 2 Champions League të tjera, u rendita i treti në Botëror me Kroacinë dhe arrita në finalen e Nations League’

Luka Modric është i qartë edhe përsa i përket një të ardhme në Madrid edhe pasi të ketë mbyllur karrierën si futbollist.

‘Shpresoj, do të më pëlqente-pohoi mesfushori kroat-të them të vërtetën nuk e kam të nevojshme ta fsheh. Madridi është shtëpia ime dhe do të më pëlqente të kthehesha një ditë. Por të shohim si dhe në çfarë roli, nëse do të ndodhë. Nuk dua të kthehem vetëm thjesht për t’u kthyer, për të qenë aty. Nuk është në natyrën time. Dua të jem i dobishëm, dua të ndihmoj Realin e Madridit. Nuk dua të jem atje dhe të mos e di se përse jam atje. Synimi im është të kthehem në Madrid dhe të jetoj, por dihen si shkojnë gjërat. Nuk mund të thuash asgjë me siguri. Por shpresoj me të vërtetë që kjo të ndodhë’

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?