Luka Modric përgatit lamtumirën nga Kroacia/ Tetori mund të jetë ndeshja e fundit me kombëtaren

Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbushur me suksese dhe rekorde.
Mesfushori kroat, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me Milanin edhe për një sezon tjetër, raportohet se ka vendosur që të tërhiqet nga kombëtarja pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Spanjës, e planifikuar të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Poljud” të Splitit.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Modric ka informuar trajnerin e Kroacisë për vendimin e tij dhe pas kësaj sfide do të fokusohet tërësisht te objektivat me Milanin.
Nëse konfirmohet, kjo ndeshje do të shënojë fundin e një epoke për Kroacinë, pasi 41-vjeçari largohet si një nga figurat më të mëdha në historinë e kombëtares.
Modric ka zhvilluar deri tani 202 paraqitje me Kroacinë dhe ka shënuar 29 gola, duke udhëhequr ekipin drejt dy medaljeve në Kupën e Botës, përfshirë finalen e vitit 2018.
Në të njëjtin vit, ai u shpall Lojtari më i Mirë i Botës dhe Lojtari më i Mirë i Kupës së Botës pas një paraqitjeje historike në turneun e zhvilluar në Rusi.
Sipas mediave italiane, vendimi për të vazhduar me Milanin lidhet me dëshirën e Modric për ta mbyllur karrierën në nivelet më të larta dhe për të kërkuar një tjetër trofe para fundit të aventurës së tij në futbollin elitar.
Lexo edhe
SPORT
Puthja që bëri xhiron e botës/ Lojtarët e Spanjës habisin fansat gjatë festës së Botërorit

Kampionët e Botës mbërrijnë në Madrid, mbreti Felipe dhe kryeministri Sanchez pritje zyrtare, në mbrëmje festë madhështore me tifozët...

Ronaldo ndez polemikat/ Pëlqen videon që akuzon FIFA-n për favorizim të Argjentinës në Botëror

Mesazhi i Messit pas finales së Botërorit: “Zhgënjim i thellë, por krenari e madhe”. Çfarë do të ndodhë me karrierën e tij?

Collina mbron teknologjinë në futboll: Më mirë një vendim i drejtë sesa polemika që zgjasin me dekada





