Luka Modriç qëndron në Milano, fantazisti kroat ndërpret para kohe pushimet, gati të firmosë rinovimin me “Djallin”

Luka Modriç është pranë vazhdimit të aventurës me Milanin. Mesfushori kroat ka ndërprerë pushimet për të reflektuar mbi të ardhmen e tij, ndërsa drejtuesit kuqezi po punojnë për ta bindur të vazhdojë edhe një sezon tjetër.
Klubi italian është gati t’i ofrojë një kontratë të re deri në verën e vitit 2027, duke konfirmuar besimin te përvoja dhe lidershipi i fituesit të “Topit të Artë”. Edhe trajneri Rúben Amorim e konsideron Modriç një element kyç, jo vetëm për cilësinë në fushë, por edhe për rolin e tij si udhëheqës në dhomat e zhveshjes.
Plani i Milanit është ta menaxhojë me kujdes gjatë sezonit, duke e shfrytëzuar eksperiencën e tij në momentet vendimtare dhe në garën për objektivat madhorë, me rikthimin në UEFA Champions League si prioritet.
Vendimi përfundimtar i Modriç pritet në ditët e ardhshme, por sinjalet që vijnë nga Italia lënë të kuptohet se palët janë gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshjeje.
Lexo edhe
SPORT
Barcelona piketon talentin brazilian të Bournemouthit, Rayan shihet si "partneri" i Yamal-it në lojë

Foden i ofrohet Milanit si zëvendësues i Rafael Leaos

Messi flet për foton me Lamine Yamalin foshnjë, ndërsa shfaqet në Nju Jork dy ditë para finales së Kupës së Botës

Finalja e Botërorit: De La Fuente zbulon strategjinë për Messin, por largohet i zemëruar nga konferenca

Arbitri i finales së Kupës së Botës, Slavko Vincic, me një histori të ndalimit në “festë rozë”

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja me...

Lautaro Martinez hero i Argjentinës! Hyri nga stoli dhe me prekjen e parë dërgoi "Albiceleste" në finale

VIDEO/ FIFA e caktoi ai arbitër për finalen e madhe, momenti kur Vincic shpërthen në lot pasi merr vesh lajmin





