Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
SPORT

Madrilenët mposhtin Malagën me 4 gola

P
Piranjat30 August 2026, 21:13 · 1 min lexim
Madrilenët mposhtin Malagën me 4 gola

Real Madrid ka siguruar një tjetër fitore në “Santiago Bernabéu”, duke mposhtur Malagën dhe duke treguar një tjetër nivel në këtë fillim sezoni. “Los Blancos” kontrolluan sfidën, me Jude Bellingham që ishte protagonisti kryesor.

Anglezi zhbllokoi takimin pas një aksioni individual e duke regjistruar golin e pare.

Bellingham ishte sërish në qendër të vëmendjes pak minuta më vonë. Pas një aksioni të nisur nga Kylian Mbappé dhe një pasigurie të portierit Herrero, mesfushori anglez përfitoi dhe e dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë.

Por madrilenët nuk u ndalën. Kylian Mbappé shtoi edhe më shumë shkëlqimin e sfidës, duke realizuar një gol spektakolar pas asistit të Trent Alexander-Arnold. Francezi goditi topin në vole dhe la të pafuqishëm portierin e Malagës.

Në fund, ishte Arda Güler ai që vendosi firmën e fundit mbi fitoren madrilene. Turku përfitoi nga asistimi i Vinicius Junior dhe realizoi golin që vulosi suksesin e Real Madridit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.