Manchester City nuk fal as në transfertë/ “Qytetarët” mposhtin 4-1 Crystal Palace dhe marrin kreun

Manchester City ka marrë fitoren e dytë radhazi në startin e sezonit të ri të Premier League, pasi mposhti 4-1 Crystal Palace në transfertë, në stadiumin “Selhurst Park” të Londrës.
“Qytetarët” e nisën ndeshjen në avantazh pas 17 minutash lojë. Një krosim i Semenyos gjeti Erling Haalandin, i cili u shkëput në ajër dhe me kokë mposhti portierin Henderson.
Crystal Palace u përpoq të reagonte, por City e kontrolloi ndeshjen dhe në minutën e 54-t gjeti golin e dytë. Rayan Cherki përfitoi nga aksioni dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Dy minuta më vonë, vendasit arritën të shkurtonin diferencën, por goli erdhi pas një autogoli të portierit Donnarumma. Pas një goditjeje dënimi, topi u përplas fillimisht në shtyllë dhe më pas në shpinën e portierit të Cityt, duke përfunduar në rrjetë.
Por reagimi i Manchester Cityt ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta më vonë, Cherki shënoi sërish, këtë herë pas asistit të Gvardiolit, duke rikthyer avantazhin e dyfishtë për skuadrën e tij.
Në minutat e fundit erdhi edhe goli i katërt. Erling Haaland shënoi sërish dhe vulosi fitoren 4-1 të Manchester Cityt në “Selhurst Park”.
Pas suksesit në javën e parë ndaj Bournemouth, City merr edhe tri pikët e radhës dhe shkon në kuotën e 6 pikëve pas dy javësh, duke mbajtur për momentin kreun e Premier League.
Crystal Palace, ndërkohë, nuk arrin të marrë pikë në shtëpi përballë një Manchester City që e mbylli sfidën me katër gola.
Lexo edhe
SPORT
Shkëmbim “bombë” mes Juventusit dhe Atletico Madridit? David në Spanjë, Sørloth drejt Torinos

Dy gola ndaj Pafos dhe protagonist me Dinamon në Europë, Fadairo mbyll aventurën dhe rikthehet te Partizani

Yamal ende pa gol në startin e sezonit, por Barcelona nuk shqetësohet/ 19-vjeçari “shpërthen” ndaj Athletic Bilbaos

Enzo Fernandez drejt Manchester Cityt/ Arrin marrëveshjen personale, pritet kontakti i parë me Chelsean

Portieri i PSG-së rrëzohet gjatë nxehjes/ Merr ndihmën e stafit mjekësor, më pas luan ndaj Lilës





