Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
SPORT

Manuel Neuer i jep lamtumirën Gjermanisë: Ky fund më dhemb, por ishte nder të vishja këtë fanellë!

P
Piranjat 2 July 2026, 15:18 · 2 min lexim
Manuel Neuer i jep lamtumirën Gjermanisë: Ky fund më dhemb, por

Portieri legjendar i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja pas eliminimit të “Panzerëve” nga Kupa e Botës 2026, duke e cilësuar fundin e rrugëtimit të skuadrës si një zhgënjim të madh.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, 40-vjeçari shprehu keqardhjen për mënyrën se si përfundoi aventura e Gjermanisë në Botëror.

“Ishim shumë poshtë pritshmërive dhe duhej të kishim shkuar shumë më larg në këtë turne. Ky përfundim dhemb shumë”, shkroi Neuer.

Gardiani gjerman theksoi se rikthimi në kombëtare për këtë Botëror ishte një vendim i menduar mirë, me synimin për të ndihmuar brezin e ri të futbollistëve.

“Të vesh fanellën e Gjermanisë ka qenë gjithmonë një krenari e madhe për mua.

Në moshën 40-vjeçare dhe me përvojën e katër Kupave të Botës, doja të ndihmoja lojtarët e rinj, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, dhe të jepja kontributin tim për futbollin gjerman”, u shpreh ai.

Pavarësisht eliminimit të hershëm, Neuer theksoi se nuk është penduar për rikthimin e tij në ekipin kombëtar.

“Zhgënjimi im është i papërshkrueshëm, por mbi të gjitha ndiej një mirënjohje të madhe. Falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre ndër vite dhe gjatë këtij Botërori”, përfundoi portieri, duke mbyllur kështu një epokë të jashtëzakonshme me fanellën e Gjermanisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.