Marash Kumbulla rikthehet në La Lig/ Mbrojtësi shqiptar huazohet sërish nga Roma

Marash Kumbulla do të vijojë karrierën në Spanjë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar si lojtari më i ri i Rayo Vallecanos, duke siguruar rikthimin në La Liga për sezonin e tretë radhazi.
Kumbulla bashkohet me klubin madrilen në formën e huazimit nga Roma, deri në fund të sezonit. Për mbrojtësin shqiptar bëhet fjalë për një tjetër eksperiencë në kampionatin spanjoll, pas aventurave me Espanyolin dhe Mallorcën.
Rayo Vallecano e bëri zyrtar transferimin përmes njoftimit të klubit, ku konfirmoi se Kumbulla do të jetë pjesë e skuadrës në huazim nga Roma.
Për mbrojtësin 26-vjeçar, kalimi te Rayo sjell një tjetër mundësi për të fituar hapësira dhe për të vijuar karrierën në një kampionat që tashmë e njeh.
Megjithatë, për Kumbullën mbetet e njëjta situatë që është përsëritur në vitet e fundit. Edhe këtë herë nuk bëhet fjalë për një transferim përfundimtar, por për një huazim.
Roma vazhdon të jetë klubi që zotëron kartonin e mbrojtësit shqiptar, ndërsa prej disa sezonesh Kumbulla është larguar në huazim te skuadra të tjera, pa gjetur një zgjidhje të përhershme për të ardhmen e tij.
Pas eksperiencave në Spanjë me Espanyolin dhe Mallorcën, Kumbulla rikthehet në La Liga me Rayo Vallecanon. Tashmë objektivi i tij është të gjejë vazhdimësi në fushë dhe të fitojë një rol të rëndësishëm në skuadrën e re.
Kalimi në Madrid i jep edhe një tjetër mundësi mbrojtësit të Kombëtares shqiptare për të konsoliduar pozitat e tij në një nga kampionatet më të forta të Europës.
Lexo edhe
SPORT
Fitore me "shije" shqiptare për Bajernin, mesfushori kuqezi merr besimin e Kompanit në miqësore

Berat Gjimshiti drejt Arabisë Saudite, kapiteni i Shqipërisë firmos kontratën e artë me 4 milionë euro në sezon

Real Madridi huazon lojtarin për të cilin pagoi mbi 60 milionë euro për ta transferuar

Asllani mbetet në pritje, Interi kërkon largimin për mesfushorin shqiptar

Dëshmia tronditëse në gjyqin për Maradonën: Nuk ngrihej nga shtrati, s’donte të lahej e as të hante





