Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SPORT

Mario Mitaj rikthehet në Europë, mbrojtësi shqiptar firmos me Xhenoan

P
Piranjat 1 August 2026, 13:46 · 1 min lexim
Mario Mitaj rikthehet në Europë, mbrojtësi shqiptar firmos me

Mario Mitaj është pranë rikthimit në futbollin europian. Mbrojtësi shqiptar pritet të prezantohet si lojtari më i ri i Xhenoas, pasi klubi italian ka arritur marrëveshjen për transferimin e tij nga Al Itihadi.

Marrëveshja mes palëve është konfirmuar edhe nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ndërsa shifra që pritet të përfitojë klubi saudit raportohet të jetë rreth 5 milionë euro.

Në garën për shërbimet e Mitajt ishte edhe Porto, por në fund Xhenoa arriti të sigurojë firmën e mbrojtësit 22-vjeçar.

Ky transferim shënon rikthimin e Mitajt në Europë pas eksperiencës në Arabinë Saudite me Al Itihadin, ku ai regjistroi 58 paraqitje dhe fitoi edhe titullin kampion.

Pavarësisht suksesit me klubin saudit, sezoni i fundit ishte i vështirë për mbrojtësin shqiptar për shkak të kufizimeve për numrin e lojtarëve të huaj në kampionat, çka ndikoi në hapësirat e tij në skuadër.

Pas aventurave me AEK-un dhe Lokomotivën e Moskës, Mitaj tashmë pritet të nisë një kapitull të ri në Itali me Xhenoan, një nga klubet historike të Serisë A.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.