Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
SPORT

“Marrëdhënia e rrezikshme me Trump po trondit futbollin botëror”/ Corriere della Sera kritikon Infantinon dhe ndikimin politik në FIFA

P
Piranjat 7 July 2026, 12:33 · 3 min lexim
“Marrëdhënia e rrezikshme me Trump po trondit futbollin

Gazeta italiane Corriere della Sera ka publikuar një analizë të gjerë mbi marrëdhënien mes presidentit të FIFA, Gianni Infantino, dhe presidentit amerikan Donald Trump, duke ngritur shqetësime për ndikimin e politikës në drejtimin e futbollit botëror.

Sipas gazetës italiane, ajo që dikur ishte një thirrje për ta mbajtur futbollin larg debateve politike, sot është kthyer në një realitet të kundërt, ku vendimmarrjet sportive po ndërthuren gjithnjë e më shumë me interesat politike.

“Fokusohuni vetëm te futbolli”, ishte apeli i Infantinos gjatë Kupës së Botës në Katar, kur kritikat për të drejtat e njeriut dhe kushtet e punëtorëve dominonin diskutimet. Por sipas Corriere della Sera, ky parim është cenuar nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Trump në disa çështje që lidhen me turneun.

Artikulli thekson se Infantino, i cili ka deklaruar se FIFA është një organizatë “e pavarur dhe autonome”, është gjendur në një pozicion të vështirë përballë ndikimit politik amerikan.

Një nga çështjet e përmendura është përfshirja e Trump në ceremonitë dhe aktivitetet e FIFA-s, përfshirë marrjen e një çmimi nga organizata, vendim që sipas medias italiane u kritikua publikisht vetëm nga Federata Norvegjeze e Futbollit.

Corriere della Sera rikujton gjithashtu vendimet e FIFA-s për organizimin e turneve të ardhshme, përfshirë procesin e përzgjedhjes së vendeve pritëse për Kupën e Botës 2030 dhe 2034, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e marrjes së vendimeve dhe ndikimin e faktorëve politikë e ekonomikë.

Në analizë përmenden edhe disa episode të diskutueshme gjatë Botërorit, si ndryshimet në organizimin e ndeshjeve, çështjet e udhëtimeve dhe kufizimet e vendosura ndaj disa skuadrave dhe zyrtarëve.

Sipas gazetës, marrëdhënia mes Infantinos dhe Trump është ndërtuar mbi interesa të ndërsjella: presidenti i FIFA-s kërkon mbështetje politike për projektet e tij globale, ndërsa Trump përdor fuqinë simbolike të futbollit për të forcuar ndikimin ndërkombëtar.

“Situata i ka dalë nga kontrolli Infantinos”, shkruan Corriere della Sera, duke argumentuar se afërsia me politikën sjell përfitime, por edhe pasoja të vështira për t’u menaxhuar.

Analiza prek edhe raportet e FIFA-s me botën arabe dhe rolin që Infantino ka kërkuar t’i japë futbollit si një mjet diplomatik. Sipas artikullit, drejtuesi zviceran ka synuar ta përdorë sportin si një urë për marrëveshje ndërkombëtare, por kjo ka sjellë edhe kritika për përzierjen e sportit me politikën.

Në fund, Corriere della Sera ngre një pyetje të fortë mbi të ardhmen e futbollit: nëse loja më popullore në botë po mbetet një garë sportive apo po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një instrument të fuqisë politike dhe ekonomike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.