Mbappé pas humbjes me Anglinë: Ishim të shpërqendruar, na zgjuan në mënyrën më të ...

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, dha një deklaratë të sinqertë pas humbjes spektakolare 6-4 ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi francez reagoi ndaj kritikave të shumta për paraqitjen zhgënjyese të ekipit në pjesën e parë, ku "Gjelat" e gjetën veten në disavantazh të thellë 4-0 para pushimit.
Mbappe pranoi se skuadra humbi përqendrimin në momentet vendimtare, por mbrojti karakterin e bashkëlojtarëve të tij.
"Mosrespektim i fanellës në pjesën e parë? Do të thosha se thjesht ishim njerëz dhe fatkeqësisht, ne nuk kemi luksin të jemi njerëz", deklaroi Mbappe.
"Mendoj se ishim plotësisht të shpërqendruar dhe ata na zgjuan në mënyrën më të ashpër".
Pavarësisht rikthimit të fortë në pjesën e dytë dhe katër golave të shënuar, Franca nuk arriti të shmangte humbjen, duke e mbyllur Kupën e Botës 2026 në vendin e katërt.
Mbappe pranoi se gabimet e 45 minutave të para rezultuan fatale për ekipin francez.
Lexo edhe
SPORT
Mbyllet sondazhi i FIFA-s pak orë para finales, tifozët zgjedhin favoritin për të fituar Kupën e Botës 2026

I hoqi nga duart Kupën e Botës në 2014-ën, heroi i Gjermanisë flet për Messin: Idhulli im, i kërkova foto pasi e munda në finale

1.5 milionë dollarë për Argjentinën, Drake vendos bast për finalen e Botërorit

Tymi në Nju Jork rrezikoi finalen, Merino nuk e vret aspak mendjen: Rëndësi ka vetëm të shënoj gol

Asllani në kuotën e 99 ndeshjeve, një bonus 5 milionë eurosh mund të ndryshojë fatin e tij te Interi





