SPORT

Mbrojtja e Partizanit “fut ujë”, 6 gola në 3 takime. “Demat” ulin përqëndrimin dhe harrojnë si fitohet

Piranjat Përditësimi i fundit 7 April 2026, 10:37

Mbrojtja e Partizanit “fut ujë”, 6 gola në 3 takime.

Golat e pësuar nga skuadra e Partizanit në ndeshjet e fundit të kampionatit tashmë kanë nisur të bëhen shqetësuese. Reparti difensiv duket se ka humbur sërish busullën dhe është rikthyer te golat e pësuar për gabime individuale lehtësisht të shmangshme, sidomos nëse përqendrimi do të ishte maksimal. Janë gjashtë gola që Partizani ka marrë në tre ndeshjet e para të kësaj faze të katërt, duke pësuar në secilën prej këtyre ndeshjeve nga dy gola.

MBROJTJA “FUT UJË”- Nëse në takimet ndaj Vorës (2-2) dhe Teutës (2-2) ekipi ia doli të shmangë humbjen, në ndeshjen me Vllazninë kjo ishte e pamundur, teksa shkodranët fituan në kryeqytet me rezultatin 0-2, duke vendosur në vështirësi Partizanin që tashmë sheh Dinamon e vendit të pestë t’i afrohet me vetëm një pikë diferencë. Sigurisht, paraqitja e Partizanit në tërësi ndaj Vllaznisë nuk ishte negative dhe për t’u hedhur në tokë, mirëpo golat lehtësisht të evitueshëm po dënojnë skuadrën në garën Kalendari për pjesën e fundit të kampionatit, “Demat” nisen si favoritë për objektivin sezonal. Kujtojmë se ecuria pozitive e Partizanit në fazën e tretë, ku të kuqtë arritën edhe pesë fitore radhazi, kishte për bazë repartin difensiv që, së bashku me portierin Qirko, i vendosën “drynin” portës së tyre. Në atë vazhdimësi prej pesë fitoresh, Partizani pësoi vetëm dy gola, edhe pse përballë pati ekipe të forta si Egnatia apo Dinamo.

REAGIMI- Tashmë, Partizanit i duhet të rikthejë të njëjtin përqendrim në mbrojtje për të shmangur të tjerë hapa fals që më pas do të “hidhnin në erë” sezonin e të besuarve të trajnerit Oltijon Kërnaja. Ndeshja e radhës ndaj Elbasanit do të jetë një provë force në këtë drejtim, pasi me verdheblutë kryeqytetasit janë ndeshur në pesë raste përgjatë këtij sezoni mes kampionatit dhe Kupës, e bilanci flet për Elbasanin, që i eliminoi nga Kupa dhe në kampionat ka fituar një ndeshje e ka marrë dy barazime, duke mos humbur asnjë takim në Superiore me të kuqtë. Aq më tepër kur kjo provë force vjen në momentin kur pikërisht në mbrojtje, për Partizanin në këtë ndeshje, do të mungojë një nga elementët kryesorë të repartit difensiv si David Atanaskoski, që mban edhe shiritin e kapitenit.

GOLAVARAZHI– Aktualisht, Partizani ka kaluar në një golavarazh negativ, duke rezultuar me një handikap prej dy golash, teksa ekipi ka shënuar 33 gola në 30 javë kampionat, por ka pësuar 35 të tillë. Një statistikë domethënëse që tregon problemet e të kuqve këtë sezon në mbrojtje, teksa asnjë nga skuadrat e renditura në katërshen e parë nuk ka një bilanc negativ në golavarazh, madje as Dinamo e Teuta që renditen në vendin e katërt dhe të pestë. Gjithsesi, kampionati ka edhe gjashtë javë të mbetura dhe te Partizani kanë ende kohë për të rikuperuar këtë disavantazh e për t’u rikthyer solidë dhe te rruga e fitoreve, për të mbrojtur deri në fund vendin e katërt që garanton pjesëmarrjen në “Final Four”, që ishte edhe objektivi fillestar i Partizanit në këtë sezon, duke ditur nisjen e keqe të kampionatit në javët e para.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?