Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

Pas 14 vitesh nën drejtumin e Didier Deschamps, kombëtarja franceze kthen përfundimisht faqe. Te Blute mbyllet një epokë prekësë, e dhimbshme në orët e saj të fundit për lamtumirën historike të stafit të saj dhe tani nis epopeja e Zinedine Zidane.
Legjenda e futbollit transalpin është gati të ulet në pankinën e skuadrës së vendit të tij me një diktat të qartë e kategorik që është zbuluar nga e përditshmja ‘L’Equipe’.
Pas kuintave makina ka nisur të lëvizë prej muajsh. Nuk bëhet fjalë për një ndryshim radikal. Zidane ka vendosur të revolucionojë organigramën aktuale, duke marrë me vete vetëm njerëzit totalisht të besuar. Ky proces nuk do të kursejë asnjë sektor dhe këtu përfshihen edhe rolet që teorikisht janë të padukshëm si magazinerët apo fizioterapistët.
Arkitektura e stafit të ri tashmë është përcaktuar dhe ka bllokun fitues që ka bërë historinë në pankinën e Realit të Madridit. Krahu i djathtë i Zidane do të jetë ai që nuk mungon kurrë, David Bettoni që do të jetë në rolin e zëvendësit të parë të marsejezit, ndërkohë asistenti i dytë do të jetë Hamidou Msaidie. Supervizioni dhe studimi taktik i kundërshtarëve do t’i besohen analistit Stephane Plancque.
Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Për përgatitjen e portierëve, pista që të çon te heroi i Botërorit 1998, Fabien Barthez është shumë e nxehtë dhe shumë pranë një fundi të lumtur.
Përsa i përket menaxhimit mjekësor, Zinedine Zidane do t’i besojë një specialisti që mbahet sekret, por që me të cilin ai ka punuar gjatë karrierës së tij legjendare si futbollist. Po kështu është parashikuar rikthimi i përgatitësit atletik, Gregory Dupont që do të ketë një rol strategjik detajet e të cilit ende nuk janë përcaktuar.
Zinedine Zidane tashmë 54 vjeç e di shumë mirë që për të mbajtur Francën në elitën e futbollit botëror, është thelbësore të njohë përmendësh sektorin e të rinjve të talentuar të transalpinëve. Për këtë arsye, trajneri i ri do të ketë konsulencë të ngushte me një prej miqve të tij më të mirë dhe ish shok skuadre, Bernard Diomede, që prej 10 vitesh është kolona e Federatës Franceze në drejtimin e disa prej ekipeve të moshave të Francës.
Kur do të bëhet zyrtarisht dorëzimi i stafetës? Sipas zërave të brendshme, pritet të jetë në fundjavën e ardhshme ose maksimumin të hënën e 27 korrikut, ditë kur mund të mbahet konferenca e parë dhe e shumëpritur për shtyp e trajnerit të ri të Bluve. Kontratat e stafit të ri teknik të Francës do të nisin zyrtarisht në 1 shtator, por debutimi i vërtetë në fushë do të jetë në fund të shtatorit me një kalendar të ngjeshur dhe menjëherë të tensionit të lartë në Nations League:
25 shtator: Turqi – Francë
28 shtator: Belgjikë – Francë
5 tetor: Francë – Belgjikë
Kështu, pritja mori fund. Legjenda ulet në pankinën më prestigjioze dhe më me peshë në Evropë.
Franca ndryshon fytyrë dhe skuadrat e tjera të Kontinentit të Vjetër janë paralajmëruar, epoka e Zidane nisi zyrtarisht.
Finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës do të ketë një pushim më të gjatë se normalisht, por nuk do t&eum...
Sulmuesi i Spanjës, Borja Iglesias, ka reaguar ashpër ndaj FIFA-s për çmimet e biletave të finales së Kupës së Bot&e...
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, dha një deklaratë të sinqertë pas humbjes spektakolare 6-4 ndaj Anglisë në ndeshjen p&eu...
Pak orë para finales së madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, është mbyllur edhe sondazh...
Mario Gëtze ishte heroi i Gjermanisë në finalen kundër Argjentinës në Botërorin e 2014-ës. Në një intervist&...
Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr sërish vëmendjen. Ai ka vendosur 1.5 milionë dollarë për fitoren e Argjentinës nd...
Mikel Merino ishte i qetë për ndikimin e zjarreve pyjore që prekën Nju Xhersin në prag të finales së Kupës së Bot...
Kristjan Asllani është rikthyer me Interin për fazën përgatitore në Gjermani, por e ardhmja e mesfushorit shqiptar te klubi zika...
Nuk është vlerësuar sa një Lamin Jamal apo Rodri. As nuk ka qenë shpëtimtari i minutave të fundit si Mikel Merino. Gjiths...
Përveç trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror, Kombëtarja fituese e Kupës së Botës 20...