Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro!
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...
Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozo...
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike t&e...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...

Pas tre vitesh në krye të sektorit teknik te Federata Shqiptare e Futbollit, italiani Fulvio Pea ka njoftuar zyrtarisht largimin nga detyra, duke vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me institucionin më të lartë të futbollit në vend.
Pea, i cili mori detyrën në nëntor të vitit 2022 me mbështetjen e presidentit Armand Duka, u angazhua në një projekt afatgjatë për ristrukturimin e futbollit shqiptar, me fokus të veçantë në zhvillimin e moshave dhe përmirësimin e sistemit të trajnimit.
Me një eksperiencë të konsoliduar ndërkombëtare, përfshirë angazhime me klube si Inter dhe eksperienca në futbollin aziatik, Pea erdhi në Shqipëri me synimin për të ndërtuar një model modern menaxhimi teknik. Gjatë mandatit të tij, ai luajti një rol kyç në koordinimin e ekipeve kombëtare dhe në ngritjen e strukturave të reja për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve.
Në një mesazh lamtumire të publikuar së fundmi, tekniku italian e cilësoi periudhën në Shqipëri si një eksperiencë të rëndësishme në karrierën e tij: “Pas tre vitesh intensive dhe thellësisht domethënëse, koha ime si Drejtor Teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbaruar. Mosrinovimi i kontratës sime ishte një vendim i menduar mirë, por një vendim që e mbaj me vete me shumë vetëdije. Këto kanë qenë vite sfiduese, ndonjëherë komplekse, por jashtëzakonisht formuese,” shprehet Pea.
Ai nuk harroi të falënderojë presidentin Duka, duke e cilësuar si një figurë kyçe në rrugëtimin e tij profesional: “Do të doja të shprehja falënderimet e mia të sinqerta për Presidentin A. Duka, i cili për mua ishte shumë më tepër sesa një udhërrëfyes institucional: një Maestro i vërtetë.”
Largimi i Pea-s vjen në një moment kur FSHF pritet të rishikojë strategjitë e saj teknike, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e këtij sektori në vijim.
Ish-sulmuesi legjendar i Barcelonës, Liverpool dhe Ajax u federua nga skuadra estoneze e divizionit të katërt, Tallinna Kalev III, ku luajn&eum...
Bota e futbollit rumun është zhytur në zi pas ndarjes nga jeta të Mircea Lucescu, një figurë që ka lënë gjurm&eum...
Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Liverpool-it ...
Barcelona ka humbur përballjen me Atletico Madridin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, me rezultatin e paster 0 -2 një duel ...
Pas njërës prej familjeve më ikonikë në Formula 1, fshihet një histori qëndrueshmërie larg garave. Në dokumentarin...
Në javën e fundit të Serisë A, më pak se 30% e futbollistëve titullarë në skuadrat respektive ishin italianë. Ky tr...
Zërat për një rikthim të Antonio Conte në pankinën e Italia po bëhen gjithnjë e më të fortë. Një s...
Olise dhuroi paraqitje mjaft të mirë në suksesin 2-1 të Bayern ndaj Realit në Champions. Sulmuesi anësor francez ishte protagoni...
Real Madridi pëson më shumë humbje me trajnerin aktual, Alvaro Arbeloa sesa me paraardhësin Xabi Alonso, i cili kishte statistika shum&eum...
Një moment i pazakontë ka tronditur ndeshjen mes Italisë dhe Bosnjës, duke bërë xhiron e botës. Një djalë 14-vje&...