Mbyllet sondazhi i FIFA-s pak orë para finales, tifozët zgjedhin favoritin për të fituar Kupën e Botës 2026

Pak orë para finales së madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, është mbyllur edhe sondazhi i organizuar nga FIFA, ku tifozët nga e gjithë bota votuan për ekipin që besojnë se do të ngrejë trofeun.
Sipas rezultateve përfundimtare të sondazhit, Spanja është zgjedhur si favoritja kryesore për të fituar Botërorin, duke marrë 53% të votave.
Nga ana tjetër, Argjentina, kampionia në fuqi e botës, ka marrë 47% të mbështetjes së tifozëve, duke e bërë garën jashtëzakonisht të balancuar.
Rezultatet tregojnë se diferenca mes dy finalistëve është minimale, ndërsa miliona tifozë presin me padurim sfidën që do të vendosë kampionin e ri të botës.
Finalja pritet të jetë një përballje spektakolare mes dy prej përfaqësueseve më të forta të turneut, me Spanjën që kërkon titullin e dytë në histori dhe Argjentinën që synon të mbrojë kurorën e fituar në Botërorin e kaluar.
Lexo edhe
SPORT
I hoqi nga duart Kupën e Botës në 2014-ën, heroi i Gjermanisë flet për Messin: Idhulli im, i kërkova foto pasi e munda në finale

1.5 milionë dollarë për Argjentinën, Drake vendos bast për finalen e Botërorit

Tymi në Nju Jork rrezikoi finalen, Merino nuk e vret aspak mendjen: Rëndësi ka vetëm të shënoj gol

Asllani në kuotën e 99 ndeshjeve, një bonus 5 milionë eurosh mund të ndryshojë fatin e tij te Interi

Aleks Baena pranë rekordit historik/ Mund të fitojë Europianin, Olimpiadën dhe Botërorin brenda dy vitesh...






