Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v...
SPORT

Mbyllet telenovela Rodri/ Barcelona dhe Manchester City arrijnë marrëveshjen për kampionin e botës për 75 milionë euro

P
Piranjat16 August 2026, 21:22 · 3 min lexim
Mbyllet telenovela Rodri/ Barcelona dhe Manchester City arrijnë

Mbyllet më në fund telenovela Rodri. Mesfushori i përfaqësueses spanjolle do të jetë futbollist i Barcelonës duke nisur nga sezoni 2026/27. Sipas mediave spanjolle dhe gazetarit Fabrizio Romano, klubi katalanas dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje për transferimin e 30 vjeçarit në Katalonjë.

Klubi anglez pranoi ofertën e fundit të bërë nga Barcelona për 75 milioinë eurosh duke përfshirë dhe bonuset dhe tani nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të redaktojnë dokumentacionin dhe më pas futbollisti do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën e tij në kontratë përpara se të bëhet zyrtarizimi i këtij transferimi.

Drejtorët sportivë të të dy klubeve, Deco dhe Hugo Viana e arritën këtë marrëveshje pasditen e kësaj të diele dhe vlen të kujtojmë se Rodri nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e Community Shield ndaj Arsenalit. Ato mes Barcelonës dhe Manchester City për mesfushorin spanjoll nuk ishin bisedime të lehta duke qenë se diferenca mes kërkesës dhe ofertës ishte shumë e madhe. Gjithçka nisi përpara 10 ditësh kur Rodri refuzoi propozimin e Realit të Madridit dhe pranoi atë të Barcelonës. Duke nisur nga ky moment dhe duke parë edhe dëshirën e vetë futbollistit, Manchester City nisi bisedimet me Barcelonën edhe pse anglezët dëshironin rinovimin me futbollistin.

Gjatë këtyre ditëve, Barcelona i bëri disa oferta Manchester City, 4 formale dhe 1 verbale. Në propozimin e parë ofronte 45 milionë euro shifër fikse plus bonuse, përgjigjja e Citizens nuk vonoi kërkoi 90 milionë me gjithë bonuse të përfshira

Këtu nisën dhe vështirësitë në tratativa. Barcelona e rriste ofertën me nga 5 milionë, ndërsa Manchester City ulte pretendimet me 10 milionë euro me klubet që erdhën në një pikë ku ishin të kënaqura dhe arritën marrëveshjen. Mbrëmjen e së premtes Barcelona bëri ofertën e fundit 70 milionë euro me gjithë bonuset. Diferenca ishte vetëm 10 milionë euro dhe ishte vetëm çështje kohe që klubet të mbyllnin me sukses negociatat duke e lënë çmimin final 75 milionë euro me gjithë bonuset. Edhe pse Rodri ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester City, anglezët nuk kishin ndërmend ’ta dhuronin’ kampionin e botës dhe kërkonin atë që ata e konsideronin si çmimin e duhur për futbollistin që kishte fituar edhe Topin e Artë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.