Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SPORT

“Më ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta”, Guendouzi shpërthen pas fitores së Fenerbahçes në Lyon

P
Piranjat27 August 2026, 14:10 · 2 min lexim
“Më ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta”,

Mesfushori francez i Fenerbahçes tha se ai dhe familja e tij u bënë objekt i ofendimeve të vazhdueshme nga tifozët vendas dhe se, sipas tij, askush nuk ndërhyri për t'i ndaluar.

“Respekt? Do të ngatërroheni me mua? Atëherë është e dyanshme!”, deklaroi Guendouzi, duke iu referuar reagimit të tij ndaj tifozëve.

Francezi shpjegoi edhe arsyen pse festoi në mënyrë provokuese pas vërshëllimës finale.

“Më ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta, madje edhe më gjatë. Dhe pas kësaj ne nuk mund të festojmë në mënyrën që duam? E konsideroj këtë një turp.”

Guendouzi vijoi edhe më tej, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si u menaxhua situata nga arbitrat.

“Kur ke 60 mijë njerëz që ofendojnë familjen tënde, nënën tënde, fëmijët e tu dhe askush, madje as arbitrat, nuk u thotë të ndalojnë, sigurisht që të dhemb.”

Sipas tij, situata do të ishte menaxhuar ndryshe në Francë

“E di që në Francë, nëse ndodh diçka e tillë, vjen një moment kur ndalojnë ndeshjen dhe u kërkojnë të ndalojnë”

Deklaratat e Guendouzit vijnë pas një mbrëmjeje të tensionuar në Lyon, ku ish-lojtari i Marseille ishte në qendër të vëmendjes edhe për shkak të rivalitetit të tij me klubin francez. Pas festimeve të Fenerbahçes, situata degjeneroi në një përleshje, ndërsa pamjet e reja tregojnë edhe një pjesëtar të stafit të Lyonit që iu vërsul Guendouzit në drejtim të tunelit.

Fenerbahçe fitoi 2-1 në Lyon dhe siguroi kualifikimin, por ajo që ndodhi pas ndeshjes rrezikon tashmë të sjellë pasoja disiplinore për të përfshirët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.