SPORT

“Më zgjuan në agim për të blerë Napolin”/ Moratti zbulon ofertën që refuzoi më shumë se 20 vite më parë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 11:50

“Më zgjuan në agim për të blerë Napolin”/

Massimo Moratti ka zbuluar se më shumë se 20 vite më parë kishte mundësinë të blinte Napolin, pas falimentimit të klubit dhe rikthimit të tij në Serie C. Ish-presidenti i Interit rrëfen se e refuzoi mundësinë, pasi nuk dëshironte të drejtonte një klub tjetër pa i kushtuar kohën dhe pasionin e nevojshëm.

Në një intervistë për “Il Mattino”, Moratti tregon se në atë periudhë u kontaktua nga një president i Serie A, i cili i sugjeroi të investonte në jug dhe të merrte drejtimin e Napolit.

“Kur Napoli falimentoi dhe u desh të riniste nga Serie C, një president koleg i imi në Serie A më zgjoi thuajse në agim për të më thënë se ishte rasti im i madh për të investuar në jug, për të ringjallur atë klub historik”, rrëfen Moratti.

Ish-presidenti i Interit thotë se nuk pati dilema për ta refuzuar ofertën, pasi në atë kohë ishte i angazhuar me Interin.

“E njoh atë qytet, atë tifozeri dhe nuk mund të meritonin një president që të drejtonte Napolin pa i dedikuar të gjithë kohën e tij dhe pa pasion. Unë kisha Interin dhe nuk mund të shpërqendrohesha nga klubi tjetër”, u shpreh ai.

Në vend të Morattit, Napolin e mori Aurelio De Laurentiis, i cili e drejtoi klubin nga Serie C deri te titujt kampionë.

Moratti vlerëson mënyrën se si De Laurentiis e ndërtoi klubin dhe e ktheu në një projekt afatgjatë.

“De Laurentiis konvertoi një pasion në biznes. Unë nuk kam qenë kurrë i zoti, isha i dobët, nuk do t’ia dilja kurrë të mbyllja një sesion të merkatos pa blerë një futbollist të madh. Por ndoshta është ai që kuptoi vërtet sesi funksionon bota e futbollit”, tha Moratti.

Duke folur për Napolin, ai kujtoi edhe epokën e Diego Maradonës, por e veçoi punën e bërë nga De Laurentiis në ndërtimin e një klubi të qëndrueshëm.

“E admiroja Napolin e Maradonës, por ai nisi një cikël që nuk ishte i lidhur me futbollistët, por me një klub të shëndetshëm, afatgjatë dhe fitues”, u shpreh Moratti.

Moratti foli edhe për përballjen e ardhshme mes Interit dhe Napolit, ku trajnerët Cristian Chivu dhe Massimiliano Allegri do të përballen në San Siro. Ai vlerësoi të dy teknikët, duke veçuar Chivun për mënyrën se si menaxhon grupin.

“Allegri është një trajner i pjekur, drejton një prej skuadrave më të forta në Serie A dhe di si të fitojë. Chivu më befasoi për normalitetin me të cilin përballon çdo lloj situate që ndoshta nuk është normale. Është një person që di të mbajë grupin dhe ta bëjë veten ta duan”, tha ish-presidenti i Interit.

Moratti kujtoi edhe periudhën kur Chivu ishte futbollist dhe përmendi reagimin e tij pas një dëmtimi në kokë.

Në lidhje me merkaton, Moratti zgjodhi Nico Paz të Comos si një prej lojtarëve që nuk do të donte t’i shpëtonte, ndërsa foli edhe për largimin e Antonio Contes nga Napoli.

“Të mos kesh Conten në pankinë është një avantazh për konkurrencën dhe e bën luftën për titull më të ekuilibruar. Ai e mbyll sezonin ose në vendin e parë ose në të dytin”, u shpreh Moratti.

Ish-presidenti zikaltër foli edhe për Gian Piero Gasperinin, i cili po drejton Romën. Moratti vlerësoi futbollin e trajnerit, por kujtoi se eksperienca e tij te Interi nuk funksionoi.

“Gjithnjë i ka bërë skuadrat e tij të luajnë mirë, edhe kjo Romë është spektakolare teksa kërkon vazhdimisht topin në vertikal. Por me mua gjërat shkuan keq, ishte i pafat; nuk fitoi asnjë ndeshje as në miqësore”, tha Moratti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?