SPORT
Medalje e argjendtë për Laura Fazliun në Lojërat Mesdhetare

Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Xhudistja kosovare e nisi garimin nga xhiroja e dytë, pasi në të parën ishte e lirë. Në xhiron e dytë, Fazliu e mposhti turken Ozlem Yildiz, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj francezes Doris Boursas, duke siguruar kështu finalen.
Në luftën për medaljen e artë, Fazliu u përball me italianen Carlota Avanzato, por nuk arriti ta mposhtë kundërshtaren dhe në fund u desh të kënaqej me medaljen e argjendtë.
Kështu, Laura Fazliu i sjell Kosovës një tjetër medalje nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u shpallur nënkampione në kategorinë deri në 63 kilogramë./Kosovapress
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
SPORT
“Ai është në Madrid” Jose Mourinho zgjedh fituesin e Topit të Artë

Një rrugë në Turqi do të emërtohet “Mohamed Salah”

Chelsea mund Brighton, 7 gola në Londër

Lëvizje befasuese e Barcelonës, katalanasit transferojnë sulmuesin e Arsenalit

Alarm në NFL, ish-lojtarët dhe shqetësimi për sëmundjet e trurit

Anis Mehmeti i vendosur për të ardhmen, shtangen dy klubet e Anglisë

Trajneri i Kombëtares Maran para ndeshjeve të Nations League: Vështirësitë nuk duhet të jenë alibi, ato duhet të na japin forcë

Boksieri Nelson Hysa “shkatërron” norvegjezin Narmo në vetëm dy raunde!





