Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SPORT

Çmenduri për finalen e Botërorit 2026, biletat arrijnë deri në 2 milionë dollarë për copë

P
Piranjat15 July 2026, 19:42 · 2 min lexim
Çmenduri për finalen e Botërorit 2026, biletat arrijnë

Më 19 korrik do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026, ndeshja që do të shpallë kampionen e re të botës dhe skuadrën që do të mbajë kurorën e futbollit botëror për katër vitet e ardhshme.

Gjithçka është gati në 'MetLife Stadium' në New Jersey për spektaklin e të dielës, por vëmendjen nuk po e tërheq vetëm futbolli. Çmimet e biletave kanë arritur nivele rekord, duke shkaktuar polemika të mëdha.

Sipas raportimeve nga mediet ndërkombëtare, në tregun e rishitjes disa bileta kanë kaluar vlerën e 32 mijë dollarëve, ndërsa ofertat më ekstreme kanë shkuar deri në 2 milionë dollarë, një shifër që tregon 'ethet' për të qenë i pranishëm në finalen e Botërorit.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka komentuar situatën me ironi, duke u përgjigjur kritikave se tifozët që do të paguajnë këto shuma të larta do të kenë të përfshirë edhe një hot dog dhe një pije.

Ndërkohë, analiza e platformës 'SeatPick' tregon se aktualisht bileta më e lirë për finalen kushton rreth 4.451 euro, ndërsa vendet më luksoze arrijnë në afro 190 mijë euro, duke e bërë finalen e Botërorit 2026 një nga ngjarjet sportive më të shtrenjta për t'u ndjekur nga afër.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.