Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SPORT

“Çmenduri” për sulmuesin e kombëtares, skuadra kryeqytetase gati të paguajë klauzolën prej 11 milionë euro

P
Piranjat31 July 2026, 19:22 · 1 min lexim
“Çmenduri” për sulmuesin e kombëtares, skuadra

Çmenduria e merkatos së verës duket se mund të vijë nga Rusia. Sipas gazetarit rus Andrej Pankov, Spartaku i Moskës ka vendosur të aktivizojë klauzolën e largimit prej 11 milionë eurosh për të transferuar sulmuesin shqiptar Mirlind Daku nga Rubin Kazani.

Marrëveshja pritet të finalizohet nëse klubi moskovit dhe Daku arrijnë gjuhën e përbashkët për kushtet personale të kontratës. Duke marrë parasysh vlerën e lartë të klauzolës së prishjes së marrëveshjes me Rubin Kazanin, edhe paga dhe kontrata e re e sulmuesit pritet të jenë në nivele të konsiderueshme.

Daku është kthyer në një nga emrat më të kërkuar të kësaj merkatoje. Sulmuesi 28-vjeçar e ka nisur sezonin me gol te Rubin Kazani, ndërsa Spartaku i Moskës e ka ndjekur prej kohësh situatën e tij.

Interes për shërbimet e shqiptarit ka shfaqur edhe një tjetër klub i madh nga Moska, CSKA. Edhe ky klub raportohet se është gati të paguajë klauzolën prej 11 milionë eurosh për ta afruar Dakun.

Tashmë pritet të shihet se cili nga dy klubet e kryeqytetit rus do të arrijë të bindë sulmuesin shqiptar për të vazhduar karrierën e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.