Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid
SPORT

Çmenduritë e finales Spanjë-Argjentinë, ja sa paguhet për shown më të madh botëror

P
Piranjat19 July 2026, 19:48 · 2 min lexim
Çmenduritë e finales Spanjë-Argjentinë, ja sa paguhet

Sonte stadiumi MetLife në East Rutherford (Nju Xhersi) do të presë aktin final të Botërorit 2026, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen për titullin e kampionit të botës.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen globale është mbi të gjitha barriera marramendëse ekonomike e ngritur rreth kësaj ngjarjeje, mes helikopterëve dhe avionëve privatë (aeroporti i Teterboros është i tejmbushur), biletave që arrijnë deri në dy milionë dollarë.

BILETAT – Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës është futur sistemi i çmimeve dinamike, një mekanizëm tipik amerikan, ku kostoja e biletave ndryshon në bazë të kërkesës. Rezultati? Çmimet fillestare, që edhe më parë nuk ishin aspak popullore, kanë shpërthyer fjalë për fjalë, duke kaluar shumë përtej kufirit të spekulimit.

PARADOKSI I TRANSPORTIT – Ndërsa hyrja në stadium është e paarritshme për xhepat normalë, edhe infrastruktura rrugore është riorganizuar sipas nevojave të miliarderëve. Aeroporti i Teterboros, një aeroport privat i vendosur vetëm gjashtë milje larg stadiumit “MetLife”, ka shënuar kapacitet të plotë: të 19 hangarët (ku vetëm për ditën e ndeshjes kostoja është rreth 10 mijë dollarë) dhe vendet e uljes janë të gjitha të rezervuara. Ndërkohë, ata që do të mbërrijnë me helikopter nga Manhatani do të paguajnë rreth 6 mijë dollarë për një fluturim katërminutësh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.