Merkato/ Yan Diomande zgjedh fatin e tij dhe nuk është Liverpool

Yan Diomande do të jetë një prej protagonistëve të mëdhenj të merkatos së kësaj vere duke parë progresin e bërë prej tij në muajt e fundit. Sulmuesi 19 vjeçar spikati në sezonin e tij të parë me Leipzigun me 13 gola dhe 9 asiste në 26 ndeshje dhe shpërthimi i tij ka rritur interesin e disa klubeve të mëdhenj në Evropë.
Liverpooli i Andoni Iraolës dukej se ishte në pole position për të siguruar shërbimin e talentit nga Bregu i Fildishtë me The Reds që e konsideronin atë si pasuesin ideal të Mohamed Salah që i tha lamtumirë skuadrës angleze në fund të sezonit 2025/26. Liverpooli kishte përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për të bindur Leipzigun
Por situata ndryshoi në mënyrë drastike. Sipas asaj që publikon ‘The Athletic’, Paris Saint Germain tani është më i favorit për të blerë kartonin e 19 vjeçarit. Në rast se Diomande do të largohet nga Bundesliga, ai do të zgjedhë transferimin e tij te dy herë kampionët e Evropës sepse projekti i skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique e bind më shumë. Mundësia për të fituar tituj rregullisht dhe të pozicionohet si një prej kandidatëve për të fituar Topin e Artë duket se janë argumentat që peshojnë më shumë në preferencën e Diomande për PSG.
Nëse do të realizohet ky transferim, Luis Enrique do të ketë në dispozicion të tij sulmuesit më të mirë të krahut në futbollin evropian (Kvara, Doué dhe Dembélé).Mesa duket konkurrenca nuk e tremb talentinnga Bregu i Fildishtë që u transferua nga Leganes te Leipzig për vlerën e 20 milionë eurove.
Lexo edhe
SPORT
Ka festë kanadeze në Los Angeles, organizatorët mundin Afrikën e Jugut në frymën e fundit dhe avancojnë në 1/8-at e Botërorit

‘Nuk di gjë për Bosnjen e as nuk dua ta di’/ Shpërthejnë polemikat për komentin e një gazetarje për kundërshtarin e SHBA në Botëror...

“Botërori për Topin e Artë”/ Mesazhi i fshehtë i France Football, a është Messi në rrugën e duhur drejt numrit 9?

Franca përgatit sfidën me Suedinë, Marcus Thuram rrezikon të mos e luajë për probleme fizike

Teknika e Argjentinës për të shënuar me goditje dënimi, portieri Martinez orkestron gjithçka nga ana tjetër e fushës

Sunderland ‘ngre murin’, refuzon ofertën prej 8 milionë Paundë për Granit Xhakën, e konsideron të pashitshëm

Infantino "pushton" Botërorin me avion privat! 66 orë në ajër gjatë fazës së grupeve…

Tragjike në Barcelonë, po i ikte policisë dhe u përplas me një makinë të ndalur në semafor, humbin jetën dy persona





