Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj
SPORT

Milani nuk ndalet, mposht Venecian 2-0/ Ramos dhe autogoli i Halhal i japin fitoren kuqezinjve

P
Piranjat29 August 2026, 16:14 · 1 min lexim
Milani nuk ndalet, mposht Venecian 2-0/ Ramos dhe autogoli i Halhal i japin

Milani i Ruben Amorim vijon me ritëm pozitiv në kampionat, teksa ka marrë fitoren e dytë radhazi në Serinë A. Kuqezinjtë mposhtën 2-0 Venecian në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Milanin që kërkoi hapësirat për të zhbllokuar takimin, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Sfida ndryshoi në pjesën e dytë. Në minutën e 69-të, Gonçalo Ramos shënoi golin e parë të takimit dhe i dha avantazhin Milanit.

Venecia tentoi të reagonte, por kuqezinjtë ruajtën avantazhin deri në minutat e fundit. Në të 89-tën, një autogol i Halhal i dha Milanit golin e dytë dhe mbylli përfundimisht ndeshjen.

Me këtë rezultat, Milani e nis kampionatin me dy fitore dhe një bilanc prej 4 golash të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar në dy javët e para.

Në javën e ardhshme, Milani do të ketë një përballje të fortë, pasi do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Juventusin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.