Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
SPORT

Milani refuzon ofertën e parë nga turqit për Leaon, zbulohet shuma që kërkojnë kuqezinjtë për ta shitur portugezin

P
Piranjat 3 August 2026, 13:21 · 2 min lexim
Milani refuzon ofertën e parë nga turqit për Leaon, zbulohet

E ardhmja e Rafael Leaos te Milani mbetet e paqartë, ndërsa interesimi nga klubet turke Galatasaray dhe Fenerbahçe vazhdon të jetë i fortë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, drejtuesit e Milanit nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket çmimit të sulmuesit portugez. Klubi italian kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij dhe nuk është i gatshëm të pranojë asnjë formulë huazimi, qoftë me opsion apo detyrim blerjeje.

Romano bëri të ditur se aktualisht Leao nuk ka arritur marrëveshje me asnjërin prej dy klubeve turke, megjithëse po shqyrton ofertat e tyre.

“Në këtë moment Rafael Leao nuk ka marrëveshje as me Galatasarayn dhe as me Fenerbahçen. Të dy klubet do të rikthehen me oferta për Milanin dhe lojtarin,” u shpreh Romano.

Ai theksoi gjithashtu se presidenti i Milanit, Gerry Cardinale, është i vendosur që lojtari të shitet vetëm për një shumë të konsiderueshme.

“Huazim me opsion ose me detyrim blerjeje? Cardinale dhe Milani nuk do t’i marrin fare në konsideratë këto formula. Leao mund të largohet vetëm për para të gatshme, të paktën 50 milionë euro,” shtoi gazetari italian.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e numrit 10 të Milanit, pasi Galatasaray dhe Fenerbahçe pritet të rikthehen me oferta të reja për të bindur klubin italian dhe vetë futbollistin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.