E rëndë në Korçë/ Njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarand&eu...
Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar me sulme “më shkatërruese” kundër vendeve fqinje që strehojnë baza am...
Finalja e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në ‘MetLife’ të New Jerseyt, ngjitur me...
Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipë...
Deklarata monstruoze e ministres së Vuçiçit nuk e pengoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të shtrëng...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Pamjet e reja të publikuara pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës kanë nxitur debat në rrjet, pasi tregojnë një p&eu...
“Snežana Paunović bëri më shumë sesa fyeu shqiptarët. Ajo e poshtëroi Serbinë, dëmtoi interesat e saj dhe tregoi se s...
Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në ...

Kupa e Botës 2026, turneu më i madh i organizuar ndonjëherë nga FIFA, pritet të sjellë të ardhura rekord prej miliarda dollarësh, falë zgjerimit në 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe më shumë se 100 ndeshjeve, sipas BBC.
Megjithatë, sipas ekspertëve të ekonomisë sportive, përfitimet financiare nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë, pasi ndërsa disa institucione dhe kompani do të regjistrojnë fitime të mëdha, tifozët, hotelet dhe një pjesë e qyteteve organizatore, pritet të përballen me kosto të larta dhe rezultate më modeste nga sa ishte parashikuar.
Përfituesja më e madhe e turneut mbetet FIFA. Pas të ardhurave rekord prej 7,6 miliardë dollarësh nga Kupa e Botës “Katar 2022”, organizata pritet të tejkalojë këtë shifër në edicionin e vitit 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Sipas analistëve të “Deutsche Bank Research”, të ardhurat e FIFA-s gjatë ciklit katërvjeçar mund t’i afrohen 13 miliardë dollarëve.
Të ardhurat e FIFA-s, sigurohen nga shitja e të drejtave televizive, marrëveshjet me sponsorët, licensat tregtare, shitja e biletave, paketat VIP për ndjekjen e ndeshjeve, si edhe nga platforma zyrtare për rishitjen e biletave, ku organizata përfiton komision nga çdo transaksion.
Edhe kompanitë televizive dhe sponsorët pritet të përfitojnë ndjeshëm. Megjithëse kanë investuar shuma të mëdha, për të siguruar të drejtat e transmetimit të turneut, audienca e lartë globale u jep mundësi të rikuperojnë investimin përmes shitjes së reklamave.
Një burim i ri fitimi, janë bërë edhe ndërprerjet e shkurtra gjatë ndeshjeve për hidratimin e futbollistëve.
Këto pushime janë shfrytëzuar nga transmetuesit për reklama shtesë, duke krijuar hapësira të reja komerciale.
Në SHBA, një reklamë televizive 30-sekondëshe gjatë Kupës së Botës, mund të kushtojë nga 200 mijë deri në 300 mijë dollarë, ndërsa gjatë ndeshjeve më të rëndësishme çmimi ka arritur deri në 750 mijë dollarë.
Fitues të mëdhenj konsiderohen edhe kompanitë e basteve sportive. Sipas parashikimeve, gjatë Kupës së Botës 2026, do të vendosen baste me vlerë rreth 50 miliardë dollarë, duke e bërë këtë turne ngjarjen sportive, me numrin më të madh të basteve në histori.
Rritja lidhet kryesisht, me numrin më të madh të ndeshjeve dhe zgjerimin e tregut të basteve, veçanërisht në SHBA.
Ndër përfituesit renditet edhe ish-futbollisti anglez David Beckham. Edhe pse është tërhequr prej më shumë se një dekade nga futbolli, ai vazhdon të jetë një nga figurat më të kërkuara për fushata publicitare dhe partneritete tregtare.
Beckham është gjithashtu bashkëpronar i klubit amerikan “Inter Miami”, i cili vlerësohet si një nga klubet me vlerën më të lartë në Ligën Kryesore e Futbollit.
Nga ana tjetër, analiza tregon se tifozët janë ndër humbësit më të mëdhenj financiarë të turneut.
Ata janë përballur me çmime shumë të larta të biletave, të udhëtimeve, akomodimit dhe transportit.
Për finalen e Kupës së Botës, disa bileta të rishitura në treg, kanë arritur vlerën e mbi 2 milionë dollarëve, ndërsa çmimi zyrtar i disa vendeve ishte afro 33 mijë dollarë.
Ekspertët shprehen se edhe qytetet organizatore nuk do të kenë domosdoshmërisht, përfitime afatgjata.
Edhe pse turneu sjell rritje të përkohshme të numrit të turistëve dhe krijon vende pune në sektorët e hotelerisë dhe shërbimeve, ndikimi ekonomik afatgjatë mbetet i kufizuar.
Sipas tyre, shumica e vendeve të reja të punës janë sezonale dhe me paga relativisht të ulëta.
Edhe industria e hotelerisë nuk ka përmbushur pritshmëritë. Shoqatat e hoteleve në disa qytete pritëse, kanë raportuar se rezervimet kanë qenë më të ulëta se sa ishte parashikuar.
Përfaqësues të sektorit kanë akuzuar FIFA-n se rezervoi paraprakisht, një numër të madh dhomash hoteli, duke krijuar pritshmëri për një kërkesë më të lartë nga ajo që u realizua.
Në përfundim, ekspertët vlerësojnë se zgjerimi i Kupës së Botës, ka rritur ndjeshëm potencialin ekonomik të turneut, por përfitimet kryesore do të përqendrohen te FIFA, sponsorët, transmetuesit televizivë dhe kompanitë e basteve sportive.
Ndërkohë, tifozët, industria hoteliere dhe një pjesë e qyteteve organizatore, pritet të mbajnë barrën më të madhe të kostove, pa arritur përfitimet ekonomike që ishin parashikuar.
Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinw në Kupën e Botës 2026. Edhe pse në moshën 39-vjeçare nuk ka më dinam...
Pamjet e reja të publikuara pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës kanë nxitur debat në rrjet, pasi tregojnë një p&eu...
Kupa e Botës 2026, e cila tashmë ka finalistët e saj, Spanjën dhe Argjentinën, të cilat do të përballen...
Slloveni Slavko Vinçić është caktuar nga FIFA si gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Botës 2026, ku Argjenti...
Mërgim Vojvoda është shumë pranë largimit nga Como, pasi klubi italian ka pranuar ofertën e Udineses për transferimin e mbr...
‘Mallkimi’ i trajnerëve të huaj në kampionatet botërore vijon. Me humbjen e Anglisë së Thomas Tuchel ashtu sikurse e...
Elbasani i thotë lamtumirë kompeticioneve evropiane në mënyrën më dramatike të mundshme. Skuadra nënkampione e vendit n&...
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka cilësuar përballjen mes Argjentinës dhe Anglisë si një nga ndeshjet më intensive dhe...
Lufta për Ishujt Falkland (të quajtur Malvina nga Argjentina) shkaktoi vdekjen e 649 ushtarëve argjentinas, sipas AP. Shumë prej tyre ish...
Qeveria britanike i kërkoi sot FIFA-s, të nisë një hetim ndaj ekipit kombëtar të Argjentinës, pasi lojtarët argjentina...