Minuta e 86-të, “mallkimi” i kombëtareve afrikane në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës

Një rastësi e pazakontë po shoqëron rrugëtimin e kombëtareve afrikane në fazën me eliminim direkt. Pas paraqitjeve bindëse në grupe, skuadrat e kontinentit të zi po bien njëra pas tjetrës, ndërsa të gjitha eliminimet kanë një emërues të përbashkët: minutën e 86-të.
I pari që e përjetoi këtë fat ishte Bregu i Fildishtë, i cili u ndëshkua nga Norvegjia me golin e Erling Haland në minutën e 86-të.
I njëjti skenar u përsërit edhe për Republikën Demokratike të Kongos. Anglia gjeti golin vendimtar me Herri Kejn, sërish në minutën e 86-të, duke vulosur kualifikimin.
As Senegali nuk arriti t'i shpëtojë këtij "mallkimi". Belgjika siguroi fitoren falë golit të Romelu Lukakut, që erdhi po në minutën e 86-të.
Një seri që ka kthyer minutën e 86-të në "makthin" e skuadrave afrikane në këtë turne. Tashmë, barra e përfaqësimit të kontinentit bie mbi Egjiptin, Algjerinë dhe Ganën, të cilat mbeten ende në garë dhe do të tentojnë të thyejnë këtë trend të pafat.
Lexo edhe
SPORT
“Amerikanët do t’i bëjnë ndeshjet në 4 pjesë për reklamat”, si Maradona parashikoi 8 vite më parë ç’do të ndodhte në Kupën e Botës 2026...

Ancelotti, italiani i fundit në Botëror, përqafon shpirtin brazilian duke mësuar himnin

Manuel Neuer i jep lamtumirën Gjermanisë: Ky fund më dhemb, por ishte nder të vishja këtë fanellë!

Lukaku: Gjendje e rëndë mendore, nuk mora përsipër penalltinë

“Uragani” Kane nuk përmbahet me Anglinë, sulmuesi kalon Pelen, në “shënjestër” Gerd Muller

Alaba karikon Austrinë para përballjes me Spanjën: Do të zbresim në fushë për të fituar

Zyrtare/ Bayern nuk pret përfundimin e botërorit, sulmuesi protagonist me Marok-un firmos me bavarezët

Ronaldo-Modriç, akti i fundit i një rivaliteti legjendar/ Dy ikonat përballen për biletën në 1/8 e Botërorit





