“Miqtë u zhdukën, familja mbeti,” Pogba zbulon çmimin e vërtetë të famës

Mesfushori francez Paul Pogba, aktualisht në radhët e Monacos, ka rrëfyer një moment personal dhe prekës nga fillimet e karrierës së tij te Manchester United, duke treguar këshillën që i dha babai i tij kur mori pagën e parë të madhe.
“Kur mora pagën time të parë të madhe te Manchester United, isha aq i lumtur sa shkova te babai im, dhe ai më tha: ‘Bir, mos i shpërdoro paratë. Kur festa mbaron, të ftuarit largohen, dhe gjithçka mbetet pas'”, ka rrëfyer Pogba.
Futbollisti pranon se në atë kohë nuk e kuptoi thellësinë e këtyre fjalëve. “Nuk i kuptova këto fjalë derisa u ndodha në telashe dhe kuptova se shumë miq që dikur vinin vazhdimisht tek unë, tani nuk merakosen më as të më kontrollojnë,” ka shtuar ai. “Të vetmit njerëz që kam tani janë familja ime e ngushtë.”
Kjo rrëfenjë vjen pas periudhës së vështirë që Pogba kaloi për shkak të ndalimit nga futbolli për doping, si dhe çështjes gjyqësore ku vëllai i tij dhe disa miq fëmijërie u akuzuan për shantazh dhe përpjekje për t’i zhvatur para me forcë.
Lexo edhe
SPORT
UEFA Champions League/ Egnatia luan nesër ndaj Celje-s, sfidë vendimtare për kalimin në raundin e tretë

Kulusevski në pritje të rikthimit, Tottenham mbetet i kujdesshëm pas dëmtimit të gjatë të gjurit

Ndryshe nga Botërori, Anglia rrezikon të mbetet jashtë "Euro 2028" edhe pse është organizatore

Interi e mbyll me fitore fazën përgatitore në Gjermani, Diouf hero me dopietë në shtesë

Legjionarët/ Gola kuqezi në javën e parë të kampionatit rus, Mirlind Daku e nis me gol, shënon në debutim Erald Maksuti

Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t

Fundi i telenovelës, Pirlo konfirmon largimin nga gara për stolin e Italisë

Anthony Joshua rrëfen jetën si baba, ja pse nuk dëshiron që djali i tij të bëhet boksier...





