Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SPORT

Mourinho thyen heshtjen për Viniciusin, zbulon të ardhmen e brazilianit

P
Piranjat 2 August 2026, 16:01 · 2 min lexim
Mourinho thyen heshtjen për Viniciusin, zbulon të ardhmen e

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka sqaruar situatën e Vinicius Jr mes spekulimeve të shumta që e lidhin brazilianin me një transferim të bujshëm te Arsenali.

Sulmuesi brazilian ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit për shkak të ngecjes së negociatave për rinovimin e kontratës me klubin madrilen, ndërsa Arsenali raportohet se po monitoron nga afër zhvillimet, duke shpresuar të përfitojë nga situata.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit londinez janë të gatshëm të bëjnë një investim rekord, madje edhe të thyejnë strukturën e pagave dhe të ofrojnë kushte të favorshme për të drejtat e imazhit, në përpjekje për ta bindur një nga futbollistët më të mirë në botë.

Megjithatë, Mourinho nuk duket i shqetësuar nga këto zëra.

Pas ndeshjes miqësore ndaj Fiorentinës, tekniku portugez konfirmoi se Vinicius do t'i bashkohet skuadrës shumë shpejt, pasi ka përfunduar pushimet pas Kupës së Botës.

“Jam i shqetësuar që nuk i kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të doja të kisha tri javë punë me ta. Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundur”.

“Të hënën do të vijnë Vini Jr, Brahim dhe Bernardo. Gradualisht do të bashkohen edhe futbollistët që luajtën në gjysmëfinale dhe finale të Kupës së Botës, ndërsa i fundit do të jetë Cucurella”, deklaroi Mourinho për faqen zyrtare të Real Madridit.

Deklarata e trajnerit portugez lë të kuptohet se Vinicius mbetet pjesë e planeve të Real Madridit për sezonin e ri, pavarësisht zërave të vazhdueshëm që e lidhin atë me një transferim te Arsenali. Megjithatë, situata rreth kontratës së brazilianit vazhdon të mbetet e hapur dhe pritet të jetë një nga temat më të nxehta deri në mbylljen e afatit kalimtar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.