Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin
SPORT

Mposhti boksieren serbe dhe mori Medalje të Artë, Sadiku: Kam ardhur të ngre flamurin e Kosovës lart

P
Piranjat28 August 2026, 09:54 · 3 min lexim
Mposhti boksieren serbe dhe mori Medalje të Artë, Sadiku: Kam ardhur

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka kurorëzuar me medalje të artë paraqitjen e saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi në finale mposhti boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Menjëherë pas triumfit, Sadiku u shpreh e emocionuar për suksesin, duke ia dedikuar medaljen e artë të gjithë Kosovës dhe duke theksuar se kishte ardhur në Taranto me synimin për ta ngritur sa më lart flamurin e vendit.

“Urime Kosovë! Këtë medalje, thashë edhe më parë në intervista, që nuk jam e vetëkënaqur vetëm me të bronztën. Kam ardhur për ta ngritur flamurin e Kosovës sa më lart edhe të dëgjohet himni. Kështu që, çka kam folur, e kam arritur dhe jam shumë, shumë e lumtur”, u shpreh Sadiku menjëherë pas luftës ndaj boksieres serbe.

Sadiku tregoi se kishte hyrë në ring e përgatitur për ta zhvilluar luftën deri në fund dhe se besonte se do ta kontrollonte duelin në të tre raundet.

“Kam besuar që do ta çoj në tre raunde normal, si ndeshjet e tjera, sepse me një kundërshtare të mirë nuk mundesh me ndërpre. Mirëpo, çarja e arkadës u desh që me ndërpre nga mjeku. Mirëpo, rezultati në raundin e parë për mua ka qenë 5-0. Kjo tregon që unë kam qenë në formë tepër të mirë edhe në qoftë se kishte vazhduar, unë nuk kisha ndalur ritmin”, theksoi Sadiku.

Për Sadikun, triumfi në Taranto është një tjetër dëshmi e ambicieve të saj në arenën ndërkombëtare.

Pas medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare, ajo tashmë i ka vendosur objektivat te Kampionati Evropian, ku synon ta ndryshojë ngjyrën e medaljes së fituar më parë.

“Tani synojmë Kampionatin Evropian dhe po besoj shumë që nga medalja e bronztë momentalisht që e kam nga Kampionati Evropian, ta kthejmë në të artë”, tha Sadiku në fund.

Me këtë triumf, Donjeta Sadiku i ka sjellë Kosovës një tjetër sukses të rëndësishëm në Taranto 2026, duke e mbyllur garën në mënyrën më të mirë të mundshme me medaljen e artë dhe flamurin e Kosovës në podium.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.