Gjendet i pajetë në banesën e tij ish-futbollisti Agim Bubeqi, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh

Ish-futbollisti me origjinë nga Vlora, Agim Bubeqi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, duke shënuar kështu një humbje të madhe për sportin shqiptar. Ish-sulmuesi i njohur i viteve ’80, pjesë e Flamurtarit është gjetur i pajetë në banesën e tij të mërkurën.
Dyshohet se ai kishte ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa mungesa e tij është vënë re nga fqinjët të cilët kanë kontaktuar autoritetet përkatëse lidhur me rastin. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa pritet një sqarim nga autoritetet kopetente.
Ish-futbollisti ka qenë pjesë e Flamurtarit gjatë një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së klubit. Pas kësaj ka reaguar edhe Klubi i Flamurtarit, i cili ka shprehur ngushëllimet, duke theksuar se kontributi dhe emri i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuqezi.
“Flamurtari F.C. shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Agim Bubeqit, ish-futbollistit të viteve të arta të klubit tonë. Kontributi dhe emri i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuqezi. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv”, shkruhej në postimin e klubit.
Lexo edhe
SPORT
PSG-Aston Villa/ Francezët e kanë shumë të lehtë, Kvaratskhelia shënon pas 20 minutash lojë

Lazio nuk përmbahet, pas Frattesit, romanët hedhin sytë nga Icardi

Zbulohet vendi ku mund të jetë martuar Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez

Ronaldo lë pas rivalitetin, ngushëllon Messin për ndarjen nga jeta të babait

Tronditëse/ U shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, futbollisti lëviz në morg dhe dërgohet menjëherë në spital

“Një përqafim i madh, Leo. Bëhu i fortë”/ Cristiano Ronaldo prek me mesazhin për Messin pas vdekjes së babait të tij

“Nuk e di si do vazhdoj pa ty babi”/ Mesazhi prekës i Messit për të atin, argjentinasi lë të kuptohet tërheqja nga futbolli

PSG dhe Aston Villa, sfidë spektakolare sot në Superkupën e Europës





