Muriqi “çmend” Turqinë, katër gola në fitoren 8-0 dhe në formacionin e javës

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi.
Sulmuesi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 6-të të Superligës turke, pas paraqitjes spektakolare në fitoren 8-0 të Fenerbahçes ndaj Eyupsporit.
Muriqi ishte protagonist absolut i sfidës në Stamboll, duke realizuar katër gola, në minutat 7, 21, 47 dhe 55. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 9.2 nga 365Scores, duke e vendosur në formacionin e javës.
Fenerbahçe regjistroi një nga fitoret më të thella në historinë e saj në kampionat, ndërsa Muriqi përfundoi ndeshjen si lojtari kryesor i mbrëmjes.
Përveç katër golave të sulmuesit nga Kosova, në tabelën e golashënuesve të Fenerbahçes u regjistruan edhe dy gola nga Mason Greenwood dhe nga një prej İrfan Can Kahveci e Matteo Guendouzi.
Për Muriqin, kjo ishte një paraqitje e veçantë edhe në aspektin personal. Ai shënoi katër gola në një ndeshje, ndërsa “365Scores” e përfshiu në formacionin e javës së Superligës turke së bashku me emra të tjerë të spikatur të kampionatit.
Lexo edhe
SPORT
Manaj: Ekipi i vërtetë do të jetë ky i Nations League, synojmë vendin e parë në grup

Granit Xhaka rrezikon 5 vite burg, Zvicra e lë jashtë ekipit për shkak të hetimit

Inter, do të shihemi përsëri pas një jave: Chivu u jep lojtarëve shtatë ditë pushim

Akt i turpshëm i tifozëve të Juves, i kthejnë shpinën homazhit për Mazzolan: bardhezinjtë rrezikojnë gjobë ose mbylljen e stadiumit

City kryeson i vetëm, 5 gola ndaj Sunderland, por Maresca ndal entuziasmin: Duhet të përmirësohemi





