Muriqi hero i Fenerbahçes, shënon ndaj Lyonit dhe e dërgon ekipin në Ligën e Kampionëve

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë protagonist në fitoren e Fenerbahçes ndaj Lyonit, duke ndihmuar skuadrën nga Stambolli të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë.
Muriqi ka shënuar golin e parë evropian në këtë përballje, të cilën Fenerbahçe e ka fituar 2:1, duke siguruar avancimin tutje në fazën e ligës së kompeticionit më prestigjioz të futbollit.
Pas barazimit 1:1 në Stamboll, Fenerbahçe triumfoi 2:1 në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Lyon.
Muriqi e zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t, duke shënuar për 1:0.
Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 28-të, Fenerbahçe e dyfishoi epërsinë. Për 2:0 realizoi Archie Brown.
Lyon arriti ta ngushtojë rezultatin në 2:1 në minutën e 61-të, me golin e Malick Fofana.
Muriqi ishte në fushë deri në minutën e 80-të, kur u zëvendësua nga Romelu Lukaku.
Lexo edhe
SPORT
E kryer, Asllani kalon te Al Jazira - marrëveshje totale me Interin

U shpall kampion Europe nën urdhrat e Murinjos, zhduket ish-futbollisti i njohur. Policia nis kërkimet

Spartaku beson te Daku, CEO i klubit: Do të jetë një vlerë e madhe për ekipin

100-vjetori i Napolit/ Allegri vendos objektivin: Dua të lëmë diçka të prekshme pas

Çudia me Anis Mehmetin, trajneri për mungesën e lojtarit të Kombëtares: Për të ardhur keq sepse…





