Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare babai i Lionel Messit

P
Piranjat 8 August 2026, 14:34 · 2 min lexim
Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare babai i Lionel

Jorge Messi, babai i yllit argjentinas Lionel Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, raportojnë disa media argjentinase, ndërsa lajmi është publikuar edhe nga media sportive Goal.com.

Jorge Messi prej disa kohësh vuante nga probleme shëndetësore dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij ishte bërë publike në qershor, pasi Lionel Messi u shfaq i përlotur pas golit të shënuar me Argjentinën në ndeshjen ndaj Algjerisë në Kupën e Botës.

Pas ndeshjes, Messi u pyet për emocionet e tij dhe deklaroi se ato nuk kishin lidhje me futbollin.

“Pse po qaja? Nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me futbollin. Kam kaluar disa ditë të vështira”, kishte thënë ai.

Deklarata e kapitenit të Argjentinës nxiti menjëherë spekulime në mediat ndërkombëtare, të cilat e lidhën gjendjen e tij emocionale me problemet shëndetësore të babait.

Në atë kohë, familja Messi reagoi përmes një deklarate, duke konfirmuar se Jorge Messi po përballej me probleme shëndetësore dhe po merrte trajtim mjekësor.

“Familja Messi dëshiron të informojë se Jorge Messi aktualisht po përballet me probleme shëndetësore. Ai ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore dhe po rikuperohet mirë”, thuhej në deklaratë.

Në fund të korrikut, Lionel Messi mungoi në ndeshjen “All-Star” të MLS-së, ndërsa besohej se kishte udhëtuar për të qëndruar pranë babait të tij. Pak ditë më vonë, ai u rikthye në fushë me Inter Miami.

Jorge Messi ka qenë një figurë kyçe në karrierën e djalit të tij. Ai e ka menaxhuar Lionel Messin që në vitet e para të karrierës dhe ka qenë pranë tij gjatë rrugëtimit nga Rosario drejt majës së futbollit botëror.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.