Në qendër të merkatos verore, presidenti i Trabzonspor i vendos çmim Ernest Muçi-t

Ernest Muçi vijon të jetë në qendër të merkatos verore, pas një sezoni mbresëlënës me Trabzonsporin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ndërsa interesi për të nuk mungon as nga kampionati anglez.
Sipas raportimeve të mediave turke, Aston Vila ka shfaqur interes konkret për 24-vjeçarin, por drejtuesit e Trabzonsporit kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga një prej lojtarëve të tyre më të rëndësishëm.
Presidenti i klubit, Ertugrul Dogan, u ka komunikuar drejtuesve të Aston Vilës se bisedimet për transferimin e Muçit nuk do të nisin për një ofertë më të ulët se 20 milionë euro. Ky është vlerësimi që Trabzonspori i ka bërë kartonit të futbollistit shqiptar, pas paraqitjeve të shkëlqyera në sezonin e kaluar.
Për momentin, Aston Vila është tërhequr nga negociatat, por çmimi i vendosur nga klubi turk mbetet i pandryshuar për çdo skuadër që synon të sigurojë shërbimet e Ernest Muçit. Sulmuesi kuqezi konsiderohet një nga zbulimet e kampionatit turk dhe një nga asetet më të çmuara të Trabzonsporit në këtë merkato.
Lexo edhe
SPORT
UEFA kundër FIFA-s? Ceferin pritet të diskutojë bojkotin e turneut të ri të klubeve

Asllani drejt largimit nga Interi, dështon edhe pista arabe për mesfushorin shqiptar

Infantino në shënjestër, lind një aleancë: "Gati për të paralizuar FIFA-n"

Tifozët e Spartakut dalin kundër Dakut me mesazhe fyese dhe mbështetje për serbët

Liverpooli ofroi 100 milionë euro për Barcolan - PSG e refuzoi ofertën dhe zbuloi çmimin e kërkuar

“Ishte e pamundur të mos i thoja po”/ Bernardo Silva emocionohet pas transferimit te Real Madridi

Ferran Torres i hap derën transferimit - klubet tani po punojnë për ta mbyllur marrëveshjen

Infantino kërkon mbështetjen e SHBA-së për të ruajtur postin në FIFA





