Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
SPORT

Në telashe të mëdha, Infantino thërret takim urgjent me liderët e FIFA-s

P
Piranjat 4 August 2026, 22:23 · 2 min lexim
Në telashe të mëdha, Infantino thërret takim urgjent me

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thirrur një takim urgjent me zyrtarët e lartë të organizatës në Marok, në përpjekje për të qetësuar tensionet e krijuara brenda institucionit.

Sipas “The Times”, pakënaqësitë ndaj politikave të Infantinos janë rritur edhe brenda FIFA-s, veçanërisht pas dështimit të planit për krijimin e “FIFA Forward Enterprise”, një strukturë që do të menaxhonte të drejtat komerciale të garave kryesore të FIFA-s dhe do të përfshinte investitorë privatë.

Projekti u kundërshtua fuqishëm dhe u tërhoq pas presionit të madh, ndërsa tashmë ka shtuar debatet për mënyrën e drejtimit të organizatës.

Kritika të forta ndaj FIFA-s ka bërë edhe princi jordanez Ali bin al-Hussein, i cili ka akuzuar drejtuesit e organizatës për “shantazh”. Ai pretendon se Federatës së Futbollit të Jordanisë iu la të kuptohej se mbështetja për rizgjedhjen e Infantinos do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Nuk e kemi mbështetur më parë dhe nuk do ta bëjmë as tani. Kjo situatë përbën shantazh dhe ne refuzojmë t’i nënshtrohemi”, ka deklaruar Ali.

Presioni ndaj Infantinos është shtuar edhe pas deklaratave të Arsène Wenger, i cili tha se nuk kishte dijeni për planin e diskutueshëm dhe e cilësoi të nevojshme tërheqjen e tij.

Takimi në Rabat pritet të shërbejë si përpjekje për të rikthyer stabilitetin në FIFA, në një periudhë kur drejtimi i Infantinos po përballet me kritika të shumta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.