Nga 0-2 në 3-2! Përmbysje e madhe e Argjentinës falë Messit dhe… VAR-it

Argjentina kaloi në çerekfinalen e Botërorit pas një ndeshjeje dramatike ndaj Egjiptit.
Deri në minutën e 79, bardhekaltërit ishin në disavantazh 0-2, pasi Ibrahim në minutën e 15 dhe Ziko në minutën e 67 kishin shënuar dy gola për Egjiptin, që deri në atë moment kishte treguar një nivel më të lartë se Messi me shokë.
Për t’u përmendur, një gol tjetër i Zikos në minutën e 58, pas një aksioni model të egjiptianëve, por që u anulua pas rishikimit në VAR për një faull të ndodhur në anën tjetër të fushës.
Nga minuta e 79 nisi përmbysja e kampionëve të botës në fuqi. Fillimisht, Romero shënoi me kokë pas një krosimi të Messit.
Në minutën e 83-të ishte vetëm Messi i cili barazoi rezultatin, ndërkohë që në minutën e dytë shtesë, Enzo Fernandez realizoi golin e tretë dhe të fitores për Argjentinën.
Në çerekfinale, Argjentina pret fituesin e duelit Zvicër-Kolumbi.
Lexo edhe
SPORT
Botërori 2026 në Atalanta/ Befasi e madhe në ndeshjen Egjipt-Argjentinë

Argjentinë-Egjipt, zbardhen formacionet zyrtare, Messi apo ‘Faraoni’ në çerekfinale?

“Dikush nga Shtëpia e Bardhë të shpëtojë SHBA-në nga eleminimi”, ironia e komentatorit për Trump

Zv. trajneri i Egjiptit flet para supersfidës: Argjentina ka Mesin, por ne kemi Salah dhe 26 Messi

Vuri bast 1 milion dollarë për Meksikën, Anglia shkatërron ëndrrat e tifozit

Rooney vlerëson Ronaldon: Ka mentalitet të veçantë, ai është më i miri në histori

Inter në avantazh ndaj Como-s për Chalobah, tani zikaltrit duhet të bindin Chelsea-n

Franca në krah Kylian Mbappes, dënohet 'Racizmi i paturp' i senatores paraguajane





