Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes... "Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane?
SPORT

Nga akademia në ekipin e parë, pesë lojtarë debutojnë me Tiranën

P
Piranjat26 July 2026, 13:36 · 1 min lexim
Nga akademia në ekipin e parë, pesë lojtarë debutojnë

Tirana ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj talenteve të akademisë gjatë këtij sezoni, duke u dhënë mundësinë disa futbollistëve të rinj të provojnë emocionet e ekipit të parë.

Plot pesë lojtarë të akademisë bardheblu kanë regjistruar debutimin e tyre në një sfidë miqësore ndaj Çorumit, skuadër që militon në elitën e futbollit turk.

Trajneri Klafuriç vendosi t’i aktivizojë të rinjtë, duke u dhënë atyre mundësinë për të treguar vlerat e tyre në një përballje të nivelit ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Mateo Macin, Leon Misjan, Aimar Bamin, Olti Qerimajn dhe Serxho Prendin, të cilët përjetuan një moment të veçantë në karrierën e tyre, duke hedhur hapat e parë me fanellën e ekipit të parë të Tiranës.

Ndeshja ndaj Çorumit u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, por për klubin kryeqytetas rezultati sportiv u shoqërua me një tjetër arritje të rëndësishme: promovimin e talenteve të rinj nga akademia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.