Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…...
SPORT

Nga akulli në fushën e futbollit/ Historia e 17-vjeçares shqiptare që po spikat në Suedi

P
Piranjat19 August 2026, 20:16 · 3 min lexim
Nga akulli në fushën e futbollit/ Historia e 17-vjeçares

Audrina Lajthiza, 17 vjeçarja e lindur dhe rritur në Suedi, me origjinë nga Tropoja, është një prej të rejave shqiptare që po ndërton një karrierë të spikatur në sport.

Rrugëtimi i saj sportiv ka nisur që në moshë fare të vogël. Në vetëm 3 vjeç, Audrina ka nisur patinazhin artistik në akull, ndërsa në moshën 5-vjeçare iu bashkua edhe futbollit. Për disa vite, ajo u stërvit paralelisht në të dyja disiplinat, duke spikatur për talentin dhe përkushtimin e saj.

Nga akulli në fushën e futbollit/ Historia e 17-vjeçares

Në patinazhin artistik, Audrina ka marrë pjesë në gara në të gjithë Suedinë dhe ka arritur të fitojë tre herë vendin e parë, duke tërhequr vëmendjen për rezultatet e saj, shkruan Piranjat News.

Në moshën 15-vjeçare, ajo vendosi t’i përkushtohej plotësisht futbollit. Prej moshës 13 deri në 16 vjeç, Audrina është grumbulluar rregullisht në përzgjedhjet e kombëtares suedeze për grupmoshën e vitlindjes 2009, duke arritur deri në mesin e 30 vajzave më të mira të përzgjedhura.

Nga akulli në fushën e futbollit/ Historia e 17-vjeçares

Paralelisht, ajo ka luajtur gjithmonë me grupmosha më të mëdha në klubin e saj, LFK. Në moshën 15-vjeçare bëri hapin drejt ekipit të të rriturave, ku vazhdon të aktivizohet edhe sot.

Këtë sezon, Audrina ka nisur gjithashtu të luajë me ekipin F19 të IFK Göteborg, një tjetër mundësi e rëndësishme për zhvillimin e saj sportiv. Klubi ndodhet rreth 130 kilometra larg vendbanimit të saj, ndaj angazhimi bëhet në mënyrë të alternuar.

Nga akulli në fushën e futbollit/ Historia e 17-vjeçares

Por rrugëtimi i saj nuk është kufizuar vetëm te Suedia. Në moshën 13-vjeçare, Audrina u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren Shqiptare U15, ndërsa më pas vijoi me përfaqësueset kuqezi deri në U17.

Pas gjithë këtyre viteve në sport, pas suksesit në patinazh dhe përvojës në futboll, Audrina vijon të ndjekë ëndrrën e saj për t’u zhvilluar edhe më tej në futbollin profesionist.

Pas saj qëndron edhe mbështetja e vazhdueshme e familjes. Babai i saj tregon për Piranjat News se ka qenë pranë Audrinës që prej moshës 3-vjeçare, si në stërvitje e projekte, ashtu edhe në fushën e futbollit, ku ka kontribuar edhe si zëvendëstrajner, ndërsa e ka ndjekur nga afër edhe gjatë viteve të saj në patinazhin artistik./Piranjat News

Nga akulli në fushën e futbollit/ Historia e 17-vjeçares

Nga akulli në fushën e futbollit/ Historia e 17-vjeçares

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.