Nga Çekia në Itali, Albion Rrahmani zyrtarisht futbollist i…

Një tjetër Rrahmani do të jetë protagonist në kampionatin italian të futbollit. Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin i cili largohet nga Sparta e Pragës për t’u transferuar te Venezia.
Klubi italian ka zyrtarizuar ardhjen në radhët e tij të qendërsulmuesit të përfaqësueses së Kosovës që në gusht do të festojë 26 vjetorin e tij të lindjes me futbollistin dardan që konsiderohet si një prej përforcimeve kryesore në merkato të skuadrës veneciane e cila këtë sezon rikthehet në Serie A.
Operacioni për blerjen e sulmuesit të Kosovës përbën një prej investimeve më të rëndësishme në historinë e klubit lagunar me një kosto totale, prej 9.5 milionë euro me sulmuesin që ka nënshkruar me Venezian një kontratë deri në vitin 2029.
Albion Rrahmani transferohet te Venezia pas dy sezonesh te Sparta e Pragës me të cilën ka zhvilluar 83 ndeshje me 26 gola të shënuar dhe 6 asist në kampionat dhe kupë, duke spikatur edhe në kompeticionet evropiane. Nga viti 2023 ai vesh fanelën e kombëtares së Kosovës me të cilën ka zhvilluar 25 ndeshje duke shënuar 7 gola.
Lexo edhe
SPORT
"Jam vërtet e frikësuar"/ Bashkëshortja e Lewandowskit flet për transferimin në SHBA: Sakrifica më e madhe janë…

Sekreti i Haalandit: Një rekord botëror në atletikë që në fëmijëri, kampion në kërcim së gjati nga vendi

Dominimi i Evropës në Kupën e Botës: Rastësi apo rezultat i pritshëm?

Francë-Marok "blindon" Parisin, masa të jashtëzakonshme sigurie para çerekfinales

Egjipti konfirmon Hassan në pankinë, rinovon kontratën me trajnerin

Një garë për Këpucën e Artë për shekuj me radhë, por kush do të dalë fitues?

BBC: A po favorizohet Argjentina në Kupën e Botës?

Thuajse e kryer, Barcelona pranë transferimit të sulmuesit që u la jashtë nga Gjermania në Botëror





