VIDEO/ Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda! Babë e bir grushtojnë dhe shtrijnë në tokë 32-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, brenda ambienteve të një Poliklinike shëndet&...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, brenda ambienteve të një Poliklinike shëndet&...
Në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, në hyrje të burgut të sigurisë së lartë në Reç t&...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet, të dyshuar ...
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e pezullimit n...
Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, dhe e shfuqizoi aktin e...
Jeta ka gjithmonë një mënyrë për t’u mbyllur në një cikël të plotë. Momente që mund të mos duk...
Në qytetin e New York City janë jo më pak se 100 vende falas për të ndjekur turneun më të madh të futbollit ...
Elisa Spiropali ka bërë publik dokumentin që i ka dorëzuar Edi Ramës dhe PS-së. Ky mocion përfaqëson një thirrje...
Deputeti i Partisë Demokratike Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se PD ka kërkuar nga KLSH audit...
Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të vendosë vetëm fituesin e trofeut më të r...

Lufta për Ishujt Falkland (të quajtur Malvina nga Argjentina) shkaktoi vdekjen e 649 ushtarëve argjentinas, sipas AP.
Shumë prej tyre ishin të rinj, të thirrur për shërbimin ushtarak, pa përvojë të madhe, të pajisur me më pak armë dhe mjete ushtarake se ushtria britanike.
Kjo luftë, e zhvilluar në vitin 1982 mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, konsiderohet ende, një nga momentet më të dhimbshme dhe më të errëta në historinë moderne të Argjentinës.
Konflikti ka lënë gjurmë të forta edhe në kulturën e futbollit argjentinas.
Arsyeja lidhet veçanërisht me ndeshjen historike të Kupës së Botës 1986, kur legjenda e futbollit Diego Maradona udhëhoqi Argjentinën drejt fitores kundër Anglisë në çerekfinale.
Në atë ndeshje Maradona shënoi dy gola shumë të famshëm: të parin, të quajtur “Dora e Zotit”, pasi topi u prek me dorë dhe goli u pranua nga arbitri dhe të dytin, të quajtur “Goli i Shekullit”, pasi Maradona dribloi disa lojtarë anglezë duke bërë një aksion individual nga rreth 58 metra para se të shënonte.
Për shumë argjentinas, ajo fitore ndaj Anglisë u pa si një mënyrë simbolike, për të marrë hak pas humbjes në luftën për Ishujt Falkland.
Para ndeshjes së fundit mes Argjentinës dhe Anglisë, një grup veteranësh të luftës u përpoq të ulte tensionet duke thënë:
“Maradona na e ka marrë tashmë hakun. Nuk kemi më asnjë llogari sportive për të zgjidhur me Anglinë”.
Megjithatë, përballja e re solli një tjetër moment historik.
Lionel Messi, në atë që mund të jetë përballja e tij e fundit kundër Anglisë, la gjurmën e tij dhe u krahasua përsëri, me trashëgiminë e Maradonës.
Pas ndeshjes, lojtarët argjentinas ngritën një pankartë ku shkruhej:
“Las Malvinas son Argentinas” – “Malvinat (Ishujt Falkland) janë argjentinase.”
Për shumë tifozë argjentinas, kjo nuk ishte vetëm një festë futbolli, por edhe një moment me shumë ngarkesë emocionale, për shkak të historisë së luftës.
“Ta shohësh Messin të luajë në këtë nivel në këtë moshë, është diçka që më lë pa fjalë”, tha tifozja Matías Adorno, 28 vjeç, gjatë festimeve në Buenos Aires.
“Ne argjentinasit kemi ushtruar gjithmonë shumë presion mbi të, por ai na ka dhënë gjithçka.”
Në rrugën kryesore të Buenos Airesit, “Avenida 9 de Juli, mijëra tifozë këndonin: “Për Malvinat, për Diegon (Maradonën), për turneun e fundit të Leos (Messit).”
Ata këndonin edhe një thirrje të vjetër kundër Anglisë: “Kush nuk kërcen, është anglez”.
Festa pas fitores, u kthye në një moment të rrallë bashkimi për shumë argjentinas.
Vendi ka kaluar vite me probleme ekonomike dhe mosmarrëveshje të forta politike, veçanërisht gjatë qeverisjes së presidentit Javier Milei.
“Është një gëzim i pastër, sidomos në një periudhë kaq të vështirë, kur jeta është bërë shumë e shtrenjtë dhe kur ky president po na ndan”, tha Yanina Quinteros, 40 vjeçe, e cila festonte me vajzën e saj 6-vjeçare.
“Gjyshër, fëmijë, nëna dhe baballarë – të gjithë jemi këtu vetëm për të festuar sonte.”
Edhe presidenti argjentinas, Javier Milei e përshëndeti fitoren.
“Ata fituan një ndeshje që ka një rëndësi shumë të madhe emocionale”, tha ai për një intervistë radiofonike.
“Është një gëzim i jashtëzakonshëm, një emocion aq i madh sa është e pamundur të përshkruhet me fjalë”, shtoi ai.
Qeveria britanike i kërkoi sot FIFA-s, të nisë një hetim ndaj ekipit kombëtar të Argjentinës, pasi lojtarët argjentina...
Në Botërorin e këtij viti, ndeshjet nuk përfundojnë kurrë. Pas përmbysjeve në ndeshjet e 1/16 të finaleve, në...
Pushimi mes pjesëve gjatë finales së Kupës së Botës të dielën do të zgjasë më shumë se 15 minutat ...
Jeta ka gjithmonë një mënyrë për t’u mbyllur në një cikël të plotë. Momente që mund të mos duk...
Në qytetin e New York City janë jo më pak se 100 vende falas për të ndjekur turneun më të madh të futbollit ...
Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të vendosë vetëm fituesin e trofeut më të r...
Thomas Tuchel është kritikuar ashpër nga publiku anglez pas humbjes ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Bot&e...
Lionel Messi e cilësoi si një fitore me domethënie të veçantë suksesin 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në ...
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, reagoi pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale, një rezultat që i dha fund rrugëti...
Lucas Digne është kthyer në një nga futbollistët më të komentuar pas humbjes së Francës ndaj Spanjës në...