Nga Orban te Vedat Muriqi/ Ja pse Superliga turke duket si Serie A

Kujtesa njerëzore është përgjithësisht e shkurtër, por ajo e tifozëve të futbollit duket se është edhe më e shkurtër. Përtej atyre që jetojnë në Verona, janë të paktë tifozët që kujtojnë Gift Orban dhe ndikimin që pati sezonin e kaluar te skuadra verdheblu, duke shënuar 7 gola, pavarësisht sezonit katastrofik të Veronës, që u mbyll me rënien në Serie B.
Por tani Orban është golashënuesi më i mirë i kampionatit turk. Sulmuesi nigerian aktivizohet te Amedspor, skuadra nga Diyarbakiri që këtë sezon është ngjitur në elitën e futbollit turk dhe, në mënyrë surprizuese, ndodhet në krye të klasifikimit të Superligës me 13 pikë, po aq sa Galatasaray.
Në ndeshjen e fundit, Orban shënoi një gol të mrekullueshëm në fitoren 3-2 të Amedspor ndaj Besiktasit. Bilanci i tij deri tani është 6 ndeshje, 7 gola dhe 2 asistime. Një shifër mbresëlënëse për një futbollist që nuk u ble përfundimisht nga Verona gjatë verës, pikërisht për shkak të rënies së klubit në një kategori më poshtë.
Prej vitesh, kampionati turk ka qenë një destinacion për futbollistë, përfshirë edhe emra të nivelit të lartë, që kanë pasur një të kaluar në Serie A. Për shumë prej tyre, transferimi në Turqi ka rezultuar i suksesshëm.
Sipas artikullit, kushtet fiskale dhe pagat neto më konkurruese në Turqi kanë ndikuar në tërheqjen e futbollistëve me eksperiencë në futbollin italian. Në fakt, shtatë golashënuesit më të mirë të Superligës turke kanë të gjithë një të kaluar në Serie A.
Në kuotën e 7 golave, së bashku me Orban, është edhe Mohamed Salah. Para se të shkruante historinë me Liverpoolin, egjiptiani luajti në Itali me Fiorentinën dhe Romën. Salah shënoi një tregolësh për Trabzonsporin e Ernest Muçit në fitoren 4-0 ndaj Galatasarayt, duke lënë pas një fillim të komplikuar të sezonit.
Në kuotën e 6 golave janë tre lojtarë që në futbollin italian kanë pasur përvoja krejtësisht të ndryshme.
Victor Osimhen ka lënë kujtime të mira në Serie A, ku ishte protagonist me Napolin në fitimin e titullit të tretë të klubit në kampionat. Sot, sulmuesi nigerian është një prej figurave kryesore të Galatasarayt.
Ndërkohë, një tjetër histori është ajo e Vedat Muriqit. Sulmuesi kosovar, i njohur si “Pirati”, nuk pati të njëjtin sukses në Itali, ku me fanellën e Lazios shënoi vetëm 1 gol në 38 ndeshje gjatë dy sezoneve.
I njëjti kampionat ka qenë edhe një etapë e vështirë për Eldor Shomurodov. Sulmuesi uzbek ka luajtur në Itali me Genoan, Romën, Spezian dhe Cagliarin, ndërsa te Istanbul Basaksehir duket se ka gjetur një ambient më të përshtatshëm për të shfaqur potencialin e tij.
Lexo edhe
SPORT
Messi përgatitet për lamtumirën nga Argjentina, prezanton fanellën speciale

Amnesty i kërkon UEFA-s dhe FIFA-s që ta pezullojnë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar

Foda flet për Alitin dhe Berishën: Mirënjohje për gjithçka kanë bërë për Kosovën

Salah probleme me ligjin në Angli, patenta e tij është pezulluar për 6 muaj!

Eksod te Anglia, 5 yje tërhiqen nga grumbullimi, zbardhen arsyet e mungesave





