Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ...
SPORT

Nga Partizani te Barcelona! Olsi Rama shfaqet në prapaskenat e transferimit të bujshëm të Karim Adeyemit

P
Piranjat23 July 2026, 21:28 · 1 min lexim
Nga Partizani te Barcelona! Olsi Rama shfaqet në prapaskenat e transferimit

Vëllai i kryeministrit Rama dhe drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, prej kohësh i është futur edhe tregut të transferimit të lojtarëve dhe së fundmi ka marrë pjesë në një nga operacionet më të bujshme të merkatos evropiane.

Në profilin e tij në Instagram, Rama ka publikuar foto në klubin e Barcelonës gjatë prezantimit të sotëm të sulmuesit me pasaportë gjermane nga klubi i Borussia Dortmund.

Ai shihet krah presidentit Laporta dhe pjesës tjetër të ekuipazhit menaxherial që ka bërë të mundshëm transferimin e sulmuesit në “Camp Nou”, mes tyre edhe superagjenti Jorge Mendes.

“Shumë krenar të punoja për të sjellë Karim Adeyemin te Barcelona së bashku me Jorge Mendes dhe Tino Taho. Faleminderit presidentit të Barcelonës, Joan Laporta dhe drejtorit sportiv, Deco për mikpritjen e ngrohtë. Fat të mbarë Karim”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sipas Ramës, krahas punës së Jorge Mendes dhe drejtuesve të klubit, kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Tino Taho.

Nga Partizani te Barcelona! Olsi Rama shfaqet në prapaskenat e transferimit

Lidhja e Adeyemit me Shqipërinë nuk është vetëm përmes asistencës së Ramës në operacionin e transferimit, pasi ai prej vitesh është në një lidhje me këngëtaren e njohur me origjinë nga Kosova, Loredana.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.