Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë...
SPORT

Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve

P
Piranjat19 July 2026, 09:21 · 1 min lexim
Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes

Përballja spektakolare mes Francës dhe Anglisë, e fituar nga “Tre Luanët” me rezultatin 6-4, nuk solli vetëm medaljen e bronztë për anglezët, por edhe një rekord historik në Kupën e Botës.

Ndeshja e zhvilluar në Miami u bë sfida e parë e një Botërori që prodhon 10 gola ose më shumë që nga viti 1982, duke i dhënë fund një pritjeje 44-vjeçare. Në historinë e Kupës së Botës, vetëm gjashtë ndeshje kanë regjistruar të paktën 10 gola:

Austria 7-5 Zvicra – 12 gola (1954)

Brazili 6-5 Polonia – 11 gola (1938)

Hungaria 8-3 Gjermania – 11 gola (1954)

Hungaria 10-1 El Salvadori – 11 gola (1982)

Franca 7-3 Paraguai – 10 gola (1958)

Franca 4-6 Anglia – 10 gola (2026)

Sfida për vendin e tretë dhuroi emocione të pafundme. Anglia mbylli pjesën e parë në avantazhin 4-0, por Franca reagoi fuqishëm në fraksionin e dytë dhe arriti ta çonte rezultatin në 5-4. Megjithatë, Jude Bellingham vulosi fitoren e anglezëve me golin e gjashtë në minutat shtesë, duke e kthyer ndeshjen në një nga më spektakolaret në historinë e turneut.

Me plot 10 gola të shënuar, Francë–Angli 4-6 tashmë ka hyrë në librat e historisë si një nga përballjet më të jashtëzakonshme që ka parë ndonjëherë Kupa e Botës.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.