FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Tirana ka kaluar një periudhë me ndryshime të thella në organikë gjatë muajve të fundit. Nga janari deri më 29 mars, plot 15 lojtarë janë larguar nga skuadra bardheblu, një shifër e pazakontë që pasqyron qartë një situatë të vështirë.
Lista e largimeve përfshin emra në çdo repart të fushës, duke prekur ndjeshëm balancat e skuadrës. Në mbrojtje janë larguar lojtarë si Mahamadu Dembele, Georgios Valerianos, Qëndrim Ismajli, Ziad Ouled-Haj-M’hand dhe Kleandro Lleshi, duke dobësuar ndjeshëm prapavijën dhe duke lënë boshllëqe të konsiderueshme në fazën defensive. Në krahë, largimet e Tsotne Patsatsia, Viktor Fernandez, Aldi Gjumsi dhe Abel Abah kanë kufizuar alternativat në lojën anësore, duke reduktuar fleksibilitetin taktik të ekipit.
Edhe mesfusha ka pësuar goditje, me Ian Soler, Hajrulla Tola dhe Eliton Zhnior që nuk janë më pjesë e skuadrës, duke ndikuar në qarkullimin e topit dhe krijimtarinë në fazën ofensive. Në sulm, largimet e Emanuel Ernest dhe Alfred Mensah kanë reduktuar opsionet për finalizim, ndërsa në portë është larguar Leon Kozi, duke detyruar klubin të rishikojë edhe repartin e fundit të fushës. Të gjithë këta lojtarë janë larguar si futbollistë të lirë, çka nënkupton se klubi nuk ka përfituar financiarisht nga këto dalje.
Kujtojmë që nga 11-shja e parë e këtij sezoni kanë mbijetuar vetëm Haxhiu, Rafael dhe Tabeku, të tjerët janë spastruar. Këto zhvillime vijnë në një moment shumë delikat për Tiranën, e cila aktualisht ndodhet në vendin e nëntë me 27 pikë dhe rrezikon Kategorinë Superiore. Humbja e një numri kaq të madh lojtarësh brenda pak muajsh pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e skuadrës në javët e mbetura, ku çdo pikë është jetike për mbijetesën.
Tashmë, sfida për bardheblutë nuk është vetëm të shmangin rënien nga kategoria, por edhe të nisin një proces të thellë rindërtimi. Klubi do të duhet të rikrijojë stabilitet sportiv, të ndërtojë një grup të ri konkurrues dhe të rikthejë besimin brenda dhe jashtë fushës, pas një periudhe që ka lënë gjurmë të dukshme në strukturën e ekip.

Goli i Arbër Hoxhës ndaj Polonisë ishte një nga detajet më të bukura nga transferta në Varshavë, një gol që ...
Mesfushori Martin Zubimendi është detyruar të largohet nga kombëtarja për shkak të një problemi në gjurin e djatht&eum...
Teksa në studion e “Rubrikës Sportive” ishte duke u diskutuar mundësia që Kombëtarja shqiptare të drejtohet nga nj&e...
Një ndeshje në ligat e ulëta angleze përfundoi në kaos total, me përplasje fizike mes lojtarëve dhe stafit, ku sipas trajneri...
Michael Oliver do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqis&eum...
Sfida mes Dinamos dhe Elbasanit vjen si një duel interesant mes dy skuadrave me objektiva dhe forma të ndryshme këtë sezon në Superio...
Igli Tare ka arritur akordin me drejtuesit e Partizanit të Beogradit, për të transferuar Andrej Kostiç. Sulmuesi i talentuar nga Mali i...
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Ukrainën, më 31 mars. Ky takim është miqësor dhe do të luhet n...
Florent Hadërgjonaj ka folur për mediat turke, ndërsa në prag është ndeshja Kosovë-Turqi. Futbollisti i dardanëve, q&eu...
Arbër Hoxha është drejt largimit nga Dinamo Zagreb, ndërsa “Meczyki” raporton se është gati të transferohet te Ui...