Pajaziti lë gjurmë me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë raundit të playoffit

Adrion Pajaziti lë gjurmën e tij me skuadrën e Hajdukut të Splitit në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League ndaj Zalgiris Kaunas në transfertë, një ndeshje që përfundoi me fitoren e skuadrës kroate me rezultatin 5-2, një sukses ky që e afron Hajdukun gjithnjë e më shumë me raundin e playoffit të kompeticionit.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve me anë të një goli vërtet spektakolar
Gjithçka ndodhi në minutën e 56 të ndeshjes me rezultatin 2-1 në favor të Hajdukut të Splitit, kur Pajaziti pasi mori topin në krahun e majtë, u afrua më në qendër dhe në hyrje të zonës gjuajti duke e mposhtur portierin kundërshtar për të çuar shifrat në 3-1.
Përsa i përket ndeshjes, Hajduku mori avantazhin e dyfishtë 2-0 falë një dygolëshi të Sego.
Petkovic shkurtoi diferencën për Zalgiris. Më pas erdhi goli i Pajazitit, ndërkohë që plotësuan manitën Dalisson dhe Pukstas. Për Zalgiris shënoi edhe Capan dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5-2 për skuadrën kroate.
Lexo edhe
SPORT
Italia e Roberto Mancinit merr formë, zyrtarizohet stafi teknik, bën pjesë edhe Bonucci

Futbollisti shqiptar realizon perlën në Ligën e Konferencës

Konfirmohet nga mediat spanjolle: Vinicius Jr vazhdon me Real Madridin, rinovon për gjashtë vite

6 mandate në krye të FSHF-së/ Armand Duka tërheq mbështetjen për Infantinon për “çështje integriteti”

Revolucion total te Chelsea, këta janë 11 lojtarët që pritet të largohen

Kombëtarja e Golfit Shqiptar triumfon në Maltë. Përfaqësuesit: Kërkojmë mbështetje, nuk kemi fusha

Bayern-i vendos: Michael Olise është i pashitshëm

Femrat afgane rikthehen në fushë! Futbollistet luajnë sërish pas pesë vitesh mërgim





