“Nuk na solli Rusia apo Veliaj, na thirri Shqipëria”/ Studentët mesazhe me pankarta: Diploma nuk është biletë emigrimi
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave p...
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave p...
Një alarm kritik për sigurinë ushqimore ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas sinjalizimit emer...
Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel Alameda. K...
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku ...
Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak t&eu...
Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas të dh&...
Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierë...
Këtë të martë në 10:45 është përcaktuar seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës Eri...
“ Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”. Këto janë fjalët e Daniele Sartinit, 29-vjeçari...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur ...
Barcelona ka vendosur një rekord historik financiar. Për sezonin 2025/26, klubi katalanas ka kaluar për herë të parë pragun e 1 miliard eurove në të ardhura, duke konfirmuar fuqinë e markës Barça.
Por pas shifrës rekord fshihet një realitet më kompleks: klubi vazhdon të mbajë miliarda euro borxhe.
Bordi drejtues i Barcelonës ka konfirmuar se Asambleja e Përgjithshme do të zhvillohet më 19 shtator 2026, ku do të prezantohen edhe rezultatet financiare të sezonit. Buxheti i 2025/26 parashikonte rreth 1.075 miliardë euro të ardhura, duke e bërë këtë sezonin e parë në historinë e klubit që kalon zyrtarisht kufirin e 1 miliard eurove. Rritja vjen pas një tjetër sezoni pozitiv. Në 2024/25, Barcelona regjistroi rreth 994 milionë euro të ardhura operative, rreth 100 milionë më shumë se një vit më parë.
Camp Nou sjell shpresën e madhe
Një nga elementët më të rëndësishëm është se ky rekord u arrit në një periudhë kur Barcelona nuk e shfrytëzoi ende në maksimum stadiumin e saj. Për rreth 900 ditë, klubi luajti në Estadi Olímpic Lluís Companys, ndërsa Camp Nou ishte në rinovim. Barcelona u rikthye në stadiumin historik më 22 nëntor 2025, në fitoren 4-0 ndaj Athletic Bilbaos.
Rikthimi i plotë i Spotify Camp Nou, me një kapacitet të planifikuar rreth 105 mijë vende, pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat nga biletat, zonat VIP dhe aktivitetet komerciale. Vetëm rihapja e hershme e stadiumit ishte parashikuar të sillte rreth 50 milionë euro shtesë. Edhe sektori komercial ka dhënë një kontribut të madh. Të ardhurat nga merchandising-u pritej t’i afroheshin 200 milionë eurove, ndërsa sponsorizimet dhe aktiviteti i BLM kanë shënuar rritje.
1 miliard të ardhura, por miliarda borxhe
Pavarësisht rekordit, Barcelona nuk është ende financiarisht e çliruar. Borxhi operacional është ulur në rreth 469 milionë euro, 90 milionë më pak se një vit më parë. Ndërkohë, borxhi total i klubit vlerësohet në rreth 1.958 miliardë euro. Nëse llogaritet edhe financimi prej rreth 1.5 miliardë eurosh për Espai Barça, detyrimet e kombinuara mund të afrohen deri në 3.5 miliardë euro, sipas vlerësimeve të ekonomistit Marc Ciria.
Barcelona ka gjithashtu rreth 159 milionë euro detyrime ndaj klubeve të tjera për transferime, një pjesë e konsiderueshme e të cilave duhet të shlyhet brenda vitit të ardhshëm. Kjo shpjegon edhe pse kalimi i pragut të 1 miliard eurove nuk do të thotë se klubi ka 1 miliard euro të disponueshme për transferime.
Nga kriza e Messit te rikuperimi
Situata është shumë më ndryshe nga ajo e vitit 2021. Në atë periudhë, Laporta deklaronte se borxhi kishte arritur në rreth 1.35 miliardë euro, ndërsa pagat përbënin rreth 103% të të ardhurave. Kriza financiare ishte një nga arsyet kryesore që Barcelona nuk mundi të mbante Lionel Messin. Klubi përdori më pas edhe të ashtuquajturat “leva financiare”, duke monetizuar një pjesë të të ardhurave të ardhshme për të siguruar likuiditet.
Sot, raporti i pagave ndaj të ardhurave është ulur në rreth 54%, një përmirësim i madh financiar. Barcelona parashikon gjithashtu një fitim neto modest prej rreth 4 milionë eurosh për sezonin 2025/26. Pra, paradoksi mbetet: Barcelona po fiton më shumë se kurrë, por ende nuk është financiarisht e lirë.
Sipas Deloitte Football Money League 2026, Barcelona ishte e dyta në botë për të ardhurat në sezonin 2024/25, me rreth 975 milionë euro, pas Real Madridit me 1.161 miliardë euro. Tani, me rikthimin e plotë të Camp Nou dhe rritjen e të ardhurave komerciale, katalanasit synojnë të forcojnë edhe më shumë pozicionin e tyre mes gjigantëve ekonomikë të futbollit botëror.
Top Channel
Futbollisti spanjoll, fitues i Kupës së Botës, Llorente, ka njoftuar tërheqjen e tij nga ekipi kombëtar në moshën 31-vje&cced...
Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë momentin e ngritjes së flamurit të Kosovës në stadiumin e Tarantos dhe marrja e flamurit nga k...
Tregu i transferimeve nuk zhvillohet thjesht në tavolinë, por është një proces shumë më kompleks. Ndërsa listat e emrave...
Futbolli shqiptar ka përjetuar një nga verërat më të “nxehta” të historisë sa i përket merkatos. Raporti m&e...
Një çështje e rëndë që përfshiu katër futbollistë të lidhur me Realin e Madridit ka përfunduar në ...
Pas 28 vitesh, Piero Ausilio dhe Interi kanë ndarë rrugët. Drejtori sportiv largohet nga klubi zikaltër pas pamundësisë pë...
Nick Woltemade ka vendosur një rekord të veçantë që në hapat e parë të tij me Juventusin. Sulmuesi gjerman, i cili &...
Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, ka folur për situatën e Raul Asensios dhe polemikat që e kanë shoqëruar jashtë fush&eum...
Brazili dhe Japonia do të ripërsërisin përballjen e tyre të Kupës së Botës në një turne në Singapor, i ...
UEFA ka nisur një procedim disiplinor ndaj Matteo Guendouzit dhe Mason Greenwood, pas përballjes mes Fenerbahçes dhe Olympique Lyonit në...