Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari
SPORT

Partizani dhe Teuta ndajnë pikët! Qirko heroi i Demave, durrsakët shpërdorojnë një penallti

P
Piranjat22 August 2026, 19:13 · 2 min lexim
Partizani dhe Teuta ndajnë pikët! Qirko heroi i Demave, durrsakët

Partizani dhe Teuta e kanë nisur me një barazim pa gola sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Sfida e luajtur në stadiumin e Vorës përfundoi 0-0, në një ndeshje me shumë episode, ku momenti më i rëndësishëm ishte penalltia e humbur nga Teuta dhe kartoni i kuq i Partizanit.

Teuta pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 25-të, kur fitoi një 11-metërsh pas rrëzimit të Arifit në zonë. Pas verifikimit të situatës, vendimi u konfirmua, por Kallaku nuk arriti të shënonte, duke goditur shtyllën në minutën e 28-të.

Partizani mbeti me 10 lojtarë në minutën e 44-t, pas daljes me karton të kuq të Hjuman. Fillimisht gjyqtari vijoi lojën pas një përplasjeje me Kallakun, por pas ndërhyrjes së VAR-it rishikoi pamjet dhe vendosi të ndëshkonte me të kuq futbollistin e Partizanit.

Pavarësisht avantazhit numerik, Teuta nuk arriti të shfrytëzonte situatën në pjesën e dytë. Durrsakët patën disa mundësi për të zhbllokuar rezultatin, veçanërisht me Pedro, i cili u afrua disa herë pranë golit, por u ndal nga Qirko ose nuk gjeti kuadratin.

Në anën tjetër, Partizani u përpoq të rrezikonte me kundërsulme, ndërsa trajnerët Florin Bratu dhe Edlir Tetova bënë disa zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

Në minutat e fundit, Teuta kërkoi golin e fitores, por mbrojtja e Partizanit dhe portieri Qirko rezistuan. Pas 90 minutash, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Kështu, Partizani dhe Teuta marrin nga një pikë në javën e parë të kampionatit, ndërsa të dy trajnerët e rinj, Florin Bratu dhe Edlir Tetova, e nisin aventurën në Superiore me një barazim.

Për Partizanin, pika vjen në një ndeshje ku skuadra luajti për më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak, ndërsa Teuta mund të ketë pengun e madh të penalltisë së humbur nga Kallaku.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.