
Partizani është skuadra e momentit në Kategorinë Superiore, me të kuqtë që regjistrojnë pesë fitore radhazi duke llogaritur këtu edhe triumfin 2-0 së fundmi në “Air Albania” ndaj Dinamos.
Tashmë skuadra e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja e sheh veten në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit, aktualisht pjesë e “Final Four”, teksa nëse ia dalin që të mbajnë këtë ecuri, atëherë pretendimet edhe mund të shtohen, pasi dihet shprehja, “oreksi vjen duke ngrënë”. Një meritë të madhe në këtë rikthim dhe këto fitore të fundit të kryeqytetasve ka padyshim edhe reparti difensiv.
Stafi teknik, ia ka dalë që të rregullojë një problem që e ka shoqëruar skuadrën përgjatë gjithë sezonit duke mos e lejuar që të shkojë lart në klasifikim, pasi në shumë raste kemi qenë dëshmitarë të golave që janë pësuar dhe që mund të shmangeshin fare mirë me pak më tepër përqëndrim. Kështu, në këto pesë fitore të fundit, Partizani ka pësuar vetëm dy gola duke i vënë “drynin” katërkëndëshit që mbrohet nga portieri Qirko.
Patjetër që merita për këtë statistikë nuk është e vetëm repartit difensiv dhe prapavijës, por edhe e gjithë skuadrës që sakrifikon shumë në aspektin fizik teksa kemi parë në këto ndeshje të mbrojnë e të kthehen pas edhe anësorët si Isgandarli e Sidibe, pa lënë mënjanë mesfushën ku emra si Ismaili, Qaka, Dumbia, e Murataj garantojnë ekuilibrin e duhur duke mbyllur hapësirat për kundërshtarët.
Sigurisht, në fund janë ata që mbajnë peshën kryesore të repartit, mbrojtësit që kanë gjetur po ashtu komunikimin e duhur teksa Bytyçi, Sembene e Atanaskoski udhëheqin repartin. Ndërkohë, nuk mund të lihet pa përmendur e theksuar edhe Pano Qirko, me portierin që në ndeshjet e fundit ka shfaqur një formë shumë të mirë, teksa në takimin e fundit të fituar ndaj Dinamos, ndali në më shumë se një rast blutë duke mos e lënë takimin të rihapej dhe që të rrezikohej një fitore aq e rëndësishme për sezonin e Partizanit.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
11 March12:52
“Irani është i mirëpritur në Botëror”, Infantino: Trump del garant
“Presidenti Trump më ka siguruar se përfaqësuesja e Iranin është e mirëpritur në Botëror”. Me anë t&e...
SPORT
11 March11:38
Alvarez shkëlqen me Atletikon, por nuk ofron garanci për të ardhmen e tij: Nuk e di!
Ylli i padiskutueshëm i ndeshjes midis Atletiko Madrid dhe Totenhem ishte Julian Alvarez, i frymëzoi spanjollët me një performancë t&...
SPORT
11 March11:37
Koreografia homazh për Victor Osimhen: Tifozët e Galatës e bëjnë nigerianin të qajë
Tifozët e Galatasarayt i bënë një homazh prekës Victor Osimhen para ndeshjes së parë të raundit t&...
SPORT
11 March11:35
Ish-kapiteni i Brazilit në mbështetje të Nejmarit: Duhet të jetë në Botëror, është dhimbje koke për kundërshtarët
Udhëtimi i Nejmar vazhdon mes ambicjeve dhe pengesave. Sulmuesi brazilian, aktualisht te Santos, ende po vuan nga një karrierë e dëmtuar n...
SPORT
11 March09:11
Pochettino përfundon në listën e dëshirave për pankinën e Real Madridit
Mauricio Pochettino është emri i ri që shtohet në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Real Madrid. Pozi...
SPORT
11 March08:53
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit dënohet me burgim të përjetshëm
Të martën, ish-presidenti i Federatës Kongoleze të Futbollit (Fecofoot), Jean-Guy Blaise Mayolas, u shpall fajtor për pastrim parash,...
SPORT
11 March07:37
Nga forma te veteranët, 7 arsyet e Milanit për të besuar në rikthimin drejt titullit kampion
Pas fitores së rëndë sishme në derbi kundër Interit, Milan duket se ka rigjetur shpresën për të kapur titullin në...
SPORT
10 March20:29
Kritikat ndaj një gjyqtari, Rodri ndëshkohet rëndë financiarisht
Rodri është sanksionuar. Mesfushori i Manchester Cityt është gjobitur me 80.000 £ (92.000 €) dhe është paralajmëru...
SPORT
10 March20:27
Play-off për Botërorin 2026/ Polonia “mbyll” stadiumin për kuqezinjtë, vetëm 3000 bileta për tifozët shqiptarë
Më 26 mars në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, Polonia do të presë Shqipërinë për ndeshjen e play-...
SPORT
10 March17:48
Hidhet shorti, mësoni dy përballjet gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë
U hodh sot shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqpërisë ku Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani mësuan fatin e tyre. Ndesh...